Qeveria ndryshon rregullat për regjistrimin dhe përdorimin e produkteve për mbrojtjen e bimëve

TIRANË, 21maj 2026 /Albania Express News/ Forcohen rregullat e regjistrimit, procedurës dhe kritereve të vlerësimit të produkteve për mbrojtjen e bimëve.

Qeveria miratoi sot disa shtesa dhe ndryshime në vendimin për regjistrimin e produkteve për mbrojtjen e bimëve, me propozim të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural që synon përmirësimin e kuadrit rregullator për përdorimin e produkteve fitosanitare në bujqësi.

Sipas ndryshimeve, përcaktohet koncepti i “përdorimit të vogël”, që lidhet me aplikimin e produkteve për mbrojtjen e bimëve në kultura të kufizuara ose për nevoja të veçanta bujqësore.

Parashikohet gjithashtu që regjistrimi i produkteve mund të zgjerohet për përdorime të vogla me kërkesë të aplikantëve, institucioneve shkencore ose organizatave profesionale, me kusht që të plotësohen kriteret e sigurisë dhe interesit publik.

Ndryshimet përcaktojnë edhe rregulla për etiketimin e produkteve, informimin publik dhe përgjegjësinë e përdoruesve në rastet e zgjerimit të përdorimit, duke synuar rritjen e sigurisë dhe efikasitetit në sektorin bujqësor.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME