Vala e të nxehtit në Europë, mbi 3.700 vdekje shtesë në Francë, Belgjikë dhe Holandë

Mijëra vdekje shtesë janë regjistruar në mbarë Europën pas valës së të nxehtit të javës së kaluar, veçanërisht mes të moshuarve. Parisi dhe qytete të tjera evropiane përjetuan temperatura deri në dhe mbi 40°C javën e kaluar.

Mbi 3.700 vdekje shtesë janë regjistruar vetëm në Francë, Belgjikë dhe Holandë si pasojë e valës së të nxehtit të muajit qershor, e cila i çoi temperaturat mbi 40°C. Ekspertët kanë deklaruar se kjo valë të nxehti, e cila zgjati afërsisht nga 20 deri më 28 qershor, ishte më e rënda e regjistruar ndonjëherë në Europë.

Autoritetet kanë paralajmëruar se shifrat janë paraprake dhe mund të rriten. Franca regjistroi 2.025 vdekje të tepërta, sipas ministres së Shëndetësisë, Stéphanie Rist, ose 29,1% më shumë se niveli i zakonshëm. Edhe pse pjesa më e madhe e viktimave ishin persona mbi 65 vjeç, Instituti Francez i Shëndetit Publik raportoi gjithashtu një rritje të ndjeshme të vdekjeve në grupmoshën 45-64 vjeç. Vdekjet në banesa u rritën me mbi 90% gjatë periudhës 22-28 qershor, krahasuar me javën paraardhëse, ndërsa u shtuan edhe vdekjet në azile dhe institucione shëndetësore.

“Niveli i vdekshmërisë mund të rritet edhe më shumë nga sa sugjerojnë këto shifra fillestare,” paralajmëroi autoriteti francez i shëndetit publik. Belgjika gjithashti regjistroi mbi 1.200 vdekje  shtesë ndërmjet 18 dhe 29 qershorit, ose rreth 39% më shumë se niveli normal. “Një nivel i tillë vdekshmërie gjatë një vale të nxehti është i paprecedentë në vendin tonë,” thuhet në deklaratën e ministrisë, duke theksuar se Belgjika përjetoi “shtatë ditë tropikale me temperatura mbi 30 gradë celsius, si edhe netë jashtëzakonisht të ngrohta.

Rekorde temperaturash u shënuan edhe në Gjermani, Poloni, Sllovaki, Republikën Çeke dhe Hungari, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar dhe Zvicër u regjistruan temperaturat më të larta të muajit qershor.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Drama pas triumfit ndaj Meksikës, mesfushori anglez rrëzohet gjatë festës me tifozët dhe dërgohet me urgjencë në spital

BOTËRORI 2026/Albania Express News/-Fitorja spektakolare 3-2 e Anglisë ndaj...

Dosja “Partizani”, zbardhen diskutimet në sallë/ Ish-ministri Oketa: Klubi nuk kishte interes për Ministrinë e Mbrojtjes

TIRANË ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend...

“Kundërshtarëve të mi”, Rama poston vjershën e Dritëro Agollit: Ju aq baltë po hidhni mbi mua…

TIRANË ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama ka...