Marina Fara, vajza e këngëtares së njohur Eli Fara, do të qëndrojë në arrest shtëpie. Ajo u ndalua 48 orë më parë në Vorë, pasi gjatë një kontrolli, efektivët i gjetën një sasi prej 4.4 gramë kokainë.
Gjykata e Tiranë e ka vlerësuar të ligjshëm ndalimin e saj, por për shkak të sasisë së vogël të lëndës narkotike dhe pretendimeve të 39 vjeçares se e kishte për përdorim vetjak, togat e zeza kanë vendosur ta nxjerrin nga qelia.
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasen Roxhensa Kapurani, 39 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë i gjetën një sasi të dyshuar narkotike kokainë”, thuhej në njoftimin për media të Policisë së Tiranës.
Vajza e këngëtares Eli Fara ka pranuar posedimin e drogës dhe para hetuesve ka deklaruar se e kishte për përdorim personal. Megjithatë, dyshimet janë se 39 vjeçarja e kishte kokainën për qëllim shitje, ndaj dhe ndalimi i saj nuk ka qenë i rastësishëm.