Ndërprerje e furnizimit me ujë në gjithë qytetin e Elbasanit, ja kur do të kryhen punimet…

ELBASAN,18 maj 2026/Albania Express News/Bashkia Elbasan dhe Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Elbasan kanë njoftuar qytetarët se ditën e martë, më 19 maj 2026, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në të gjithë qytetin e Elbasanit.

Sipas njoftimit zyrtar, ndërprerja do të ndodhë gjatë orëve të mbrëmjes për shkak të punimeve që do të kryhen në linjën kryesore të transmetimit nga stacioni drejt depos së ujit.

Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të marrin masat e nevojshme paraprake për rezervimin e ujit të pijshëm dhe përdorimin familjar, deri në rikthimin normal të furnizimit.

Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Elbasan falënderon qytetarët për mirëkuptimin, ndërsa thekson se ndërhyrja po realizohet për përmirësimin e sistemit të furnizimit me ujë në qytet.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Një “okazion” nga Benini, Chicoto Koffi Romeo zgjon interes në merkaton shqiptare

Emri i mesfushorit beninez Chicoto Koffi Roméo ka nisur...

Edi Rama: Nis korrja e grurit në fushat e arta të Dropullit

DROPULL, 4 korrik 2026/Albania Express News/ -Në fushën pjellore...

Protesta mbarëkombëtare, Diaspora ‘pushton’ Tiranën/ Qytetarët nisin organizimin në sheshin “Skënderbej”: Rama jep dorëheqjen

TIRANË ,4 korrik 2026/Albania Express News/-Sot mbahet protesta mbarëkombëtare....