Sali Berisha: Protesta e radhës në ditët e para të qershorit

TIRANË, 18 maj 2026/Albania Express News/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri të ditur sot se protesta e ardhshme e opozitës do të zhvillohet në fillim të qershorit.

Në një prononcim për mediet pas paraqitjes në SPAK për dosjen “Partizani”, Berisha u shpreh se opozita nuk do të heqë dorë nga protesta.

Megjithatë, sipas tij, “fillimisht angazhimi do të jetë te referendumi për votëbesimin e kryetarit dhe te Kuvendi Kombëtar”.

“Në mënyrën më të fuqishme, do të vazhdohet me protesta. Por nga sot deri më datën 30 maj kemi dy ngjarje të mëdha: është referendumi për votëbesimin e kryetarit dhe është Kuvendi Kombëtar”, tha Berisha.

Këto, sipas tij, “janë procese që kërkojnë punë, kërkojnë përgatitje teknike dhe një punë të gjerë”.

Ndaj, Berisha siguroi që ditët më të para të qershorit do të jetë kryengritja paqësore më e fuqishme që ka njohur Shqipëria.

Ndërkaq, në dalje nga paraqitja në SPAK Berisha sërish akuzoi ish-kreun e këtij institucioni Altin Dumani për pastrim parash me blerjen e një vile.

Sipas Berishës, Dumani ka ndërmarrë sulmin më të rëndë kundër pluralizmit politik në Shqipëri ndërsa vuri në dukje se ai amnistoi dosjet e blerjes së votave.

“Ky njeri prishi hetimin e inceneratorit duke kërkuar arrestimin e Arben Ahmetajt, i vetmi në Shqipëri që vetëm për atë problem nuk mund të shpallej i arrestuar sepse e kishte kundërshtuar pesë herë”, deklaroi Berisha.

Sipas Berishës, Dumani zbatonte urdhërat e Ramës. “Ndaj i kërkojmë këtij largimin e menjëhershëm nga detyra. Prandaj ky njeri mbron Irenën me 5 mbiemra, se është vetë një Irenë”, u shpreh ai.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Një “okazion” nga Benini, Chicoto Koffi Romeo zgjon interes në merkaton shqiptare

Emri i mesfushorit beninez Chicoto Koffi Roméo ka nisur...

Edi Rama: Nis korrja e grurit në fushat e arta të Dropullit

DROPULL, 4 korrik 2026/Albania Express News/ -Në fushën pjellore...

Protesta mbarëkombëtare, Diaspora ‘pushton’ Tiranën/ Qytetarët nisin organizimin në sheshin “Skënderbej”: Rama jep dorëheqjen

TIRANË ,4 korrik 2026/Albania Express News/-Sot mbahet protesta mbarëkombëtare....