Zhvillohet në 5 ditë Turi Çiklistik i Shqipërisë, akse të bllokuara dhe kufizime në disa akse të Tiranës dhe në rrethe

TIRANË,18 maj 2026/Albania Express News/Nga sot deri të enjten do të zhvillohet Turi Çiklistik i Shqipërisë 2026 dhe disa rrugë do të jenë të bllokuara. Sot bllokimet e rrugëve do të përfshijnë Tiranën.

Policia njofton se është hartuar një plan masash për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit ndërkombëtar sportiv “Turi Çiklistik i Shqipërisë 2026”.

Aktiviteti, i ndarë në 5 etapa, do të zhvillohet në territorin e Republikës së Shqipërisë, më datat 18, 19, 20, 21 dhe 22 maj 2026, dhe do të organizohet në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Çiklizmit, Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar, si dhe me bashkitë përkatëse. Në aktivitet do të marrin pjesë skuadra çiklistike nga Shqipëria, vendet e Ballkanit dhe Europa.

Nisur nga fakti se Turi i 83-të Çiklistik i Shqipërisë do të përshkojë disa nga akset dhe qytetet kryesore të vendit, Policia e Shtetit ka hartuar një plan të posaçëm masash, i cili do të angazhojë strukturat vendore të Policisë, shërbimet e Policisë Rrugore dhe strukturat mbështetëse, me objektiv garantimin e rendit publik dhe sigurisë rrugore, eskortimin e çiklistëve dhe mbarëvajtjen e aktivitetit gjatë gjithë itinerarit.

Itinerari i etapave do të jetë si më poshtë:

-Etapa I, data 18.05.2026

Orari i bllokimit: 12:00

Sheshi “Skënderbej” – bulevardi “Zogu i Parë” – rruga “Dedë Gjo Luli” – rruga “Myslym Shyri” – bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – rruga “Lekë Dukagjini” – rruga “Ibrahim Rugova” – bulevardi “Gjergj Fishta” – Unaza e Madhe – autostrada Tiranë–TEG–Thumanë–Milot–Rrëshen–Reps – kthimi për në Milot – finishi në Lezhë.

-Etapa II, data 19.05.2026

Orari i bllokimit: 12:00

Lezhë–Vorë–Golem–Rrogozhinë – finishi në Elbasan.

-Etapa III, data 20.05.2026

Orari i bllokimit: 12:00

Elbasan–Belsh–Kuçovë–Lushnjë–Unaza e Fierit – finishi në Vlorë.

-Etapa IV, data 21.05.2026

Orari i bllokimit: 12:00

Vlorë–Tuneli i Llogarasë–Himarë–Kuç–Lepincë–Kotë – finishi në Vlorë.

-Etapa V, data 22.05.2026

Orari i bllokimit: 10:00

Vlorë–Rrethrrotullimi i Lushnjës – finishi në Fier.

Policia e Shtetit apelon për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve gjatë zhvillimit të aktivitetit, si dhe rekomandon përdorimin e akseve alternative në segmentet ku do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit.

Strukturat e Policisë së Shtetit do të jenë maksimalisht të angazhuara për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e këtij eventi sportiv ndërkombëtar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“E-Albania 2.0”, rihapet platforma, Rama: Një hap i ri në transformimin digjital të shërbimeve publike në Shqipëri

TIRANË,18 maj 2026/Albania Express News/Është rihapur aktiviteti i platformës...

Edi Rama, vizitë zyrtare në Korenë e Jugut

TIRANË, 18 maj 2026/Albania Express News/ Kryeministri Edi Rama...

Kulla Hupi, destinacion që vendos në hartën turistike fshatin Dushaj në Bulqizë

BULQIZË, 18 maj 2026/Albania Express News/ Kulla “Hupi” në...