Trashëgimia kulturore e Elbasanit zgjon interesin e turistëve francezë

ELBASAN ,17 maj 2027/ Albania Express News/Muzeu Etnografik vijon të mbetet një nga destinacionet më të vizituara kulturore në qytetin e Elbasanit, duke tërhequr interesin e turistëve vendas dhe të huaj që dëshirojnë të njihen me traditën, historinë dhe identitetin kulturor të zonës.

Së fundmi, muzeu mirëpriti një grup turistësh francezë, të cilët vizituan ambientet karakteristike të kësaj godine muzeale dhe u njohën nga afër me vlerat etnografike që ajo ruan prej vitesh.

Gjatë vizitës, turistët u ndalën tek objektet artizanale, orenditë tradicionale dhe punimet e ruajtura ndër breza, të cilat pasqyrojnë mënyrën e jetesës qytetare, traditat familjare dhe zhvillimin e zejeve në Elbasan ndër vite.

Interes të veçantë ngjallën zejtaritë tradicionale, përmes të cilave vizitorët patën mundësi të njihen me mjeshtërinë dhe kulturën e trashëguar të qytetit.

Vizitorët francezë vlerësuan autenticitetin e muzeut, arkitekturën karakteristike të godinës dhe kujdesin që tregohet për ruajtjen e objekteve historike, duke e konsideruar atë një dëshmi të rëndësishme të trashëgimisë kulturore shqiptare.

Muzeu Etnografik, sidomos pas rikonstruksionit që iu krye, mbetet një nga pikat më të rëndësishme kulturore të qytetit, duke mirëpritur çdo vit vizitorë nga vende të ndryshme të botës, të cilët përmes këtij institucioni njihen me trashëgiminë kulturore dhe identitetin e qytetit të Elbasanit.

Muzeu Etnografik në Elbasan njihet ndryshe si “Shtëpia e Sejdinasve” dhe është shpallur në vitin 1963 Monument Kulture i Kategorisë I.

Në ndërtesën tipike qytetare dykatëshe të shekullit të 18-të ku është vendosur muzeu, dhuratë e familjes elbasanase Sejdini, prezantohet kuadri historik, zejtaria me rreth 80 lloje zejesh, veshjet dhe tipi i banesës qytetare karakteristike elbasanase.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Bayern, historik me 122 gola në kampionat, por rekordi mbetet në…Torino

MYNIH,17 maj 2026/Albania Express News/Me fitoren 5-1 ndaj Këlnit...

Reshjet e dendura paralizojnë aksin Gramsh–Kukur, kamioni me ushqime mbetet në buzë të humnerës

Nga Shkëlzen Hankoja GRAMSH, 17 maj 2026 / Albania Express...