Kushtet e këqija atmosferike bllokojnë sërish aksin Librazhd–Përrenjas, qindra automjete në pritje

LIBRAZHD,16 maj 2026/Albania Express News/Kushtet e këqija atmosferike bllokojnë sërish aksin Librazhd–Përrenjas, qindra automjete në pritje

Reshjet intensive dhe përkeqësimi i motit kanë sjellë sërish probleme në qarkullimin rrugor në aksin nacional Librazhd–Përrenjas. Segmenti pranë zonës së Dragostunjës është bllokuar, duke shkaktuar radhë të gjata automjetesh në të dyja drejtimet e rrugës.

Dhjetëra drejtues mjetesh dhe familje që udhëtonin në këtë aks kanë mbetur të bllokuar për shkak të vështirësive në qarkullim, ndërsa situata vijon të mbetet problematike si pasojë e kushteve të këqija atmosferike.

Në pamjet e siguruara nga vendngjarja duken vargje të gjata automjetesh, ndërsa drejtuesit presin normalizimin e situatës dhe ndërhyrjen për zhbllokimin e rrugës.

Autoritetet u bëjnë thirrje  qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal gjatë lëvizjes dhe të shmangin, nëse është e mundur, qarkullimin në këtë aks deri në përmirësimin e motit dhe rikthimin e normalitetit në trafik.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Evis Sala vlerësohet nga platforma ndërkombëtare, ministrja e Shëndetësisë mes 100 grave influencuese në onkologji

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Ministrja e Shëndetësisë...

Sulm kibernetik në tre aeroporte angleze, vidhen të dhënat personale të 8.7 milionë pasagjerëve

LONDËR , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Të dhënat personale...