Fshati Levrushk në Pukë, mes gjelbërimit dhe maleve

PUKË, 16maj 2026 /Albanoa Express News/ Mes peizazheve të bukura malore dhe natyrës së paprekur të veriut të Shqipërisë, fshati Levrush në Pukë është një tjetër atraksion, pjesë e “hartës” turistike të vendit.

I rrethuar nga male, pyje, me mikpritjen karakteristike të banorëve të zonës, ky fshat vazhdon të ruajë autenticitetin e traditave lokale.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky fshat, të cilin e cilësoi si panoramën magjepsëse të fshatit Levrushk në Pukë, aty ku lumi i Gominës bashkohet me luginën e Drinit, mes gjelbërimit dhe maleve.

Fshati Levrushk ofron një panoramë të veçantë natyrore që tërheq vëmendjen e çdo vizitori. Produktet tradicionale të zonës, si bulmeti, mjalti dhe ushqimet bio, vlerësohen për cilësinë dhe origjinën natyrale.

Zona ka potencial edhe për zhvillimin e turizmit malor dhe atij natyror, falë ajrit të pastër, klimës së freskët dhe bukurive që ofron gjatë çdo stine. Vizitorët mund të shijojnë ecjet në natyrë, qetësinë e zonës dhe mikpritjen tradicionale të banorëve vendas.

Levrushku, ngjan me një copëz parajse në tokë, aty ku natyra, kultura dhe historia ndërthuren për të krijuar një identitet të veçantë lokal.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Sulm kibernetik në tre aeroporte angleze, vidhen të dhënat personale të 8.7 milionë pasagjerëve

LONDËR , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Të dhënat personale...

LIVE PAFOS-DINAMO/ Gola dhe tension në Qipro, blutë e mbyllin në kontroll të plotë pjesën e parë

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Dinamo po luan...

LIVE NGA OSLO / LILLESTRØM–EGNATIA/ Festë shqiptare në Norvegji, Egnatia mbyll pjesën e parë në avantazh

OSLO, NORVEGJI  , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Egnatia po...