Durim Bami dhe Lulzim Berisha tashmë të izoluar në burgun e sigurisë së lartë në Peqin

PEQIN,14 maj 2026/Albania Express News/Lulzim Berisha dhe Durim Bami, dy të paraburgosur, njëri në Durrës dhe tjetri në Fushë Krujë, që nga kjo e mërkurë janë transferuar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin.

Sipas burimeve, lëvizja e tyre është kryer për arsye sigurie, pas informacioneve se të paraburgosurit mund të kishin akses ose të përdornin telefona celularë dhe sende të tjera të ndaluara brenda qelive.

Për këtë arsye, me urdhër të drejtuesve të burgjeve, është vendosur transferimi i tyre në një institucion me masa më të forta sigurie, ku kontrolli dhe mbikëqyrja janë më të rrepta.

Transferimi i Durim Bamit vjen vetëm pak javë pasi Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kishte pranuar kërkesën e tij për t’u zhvendosur nga burgu 313 në Tiranë drejt atij të Fushë-Krujës.

Bami e kishte kërkuar këtë ndryshim pas ekstradimit nga Dubai në fund të shkurtit, duke argumentuar se në burgun 313, por edhe në institucionet e Peqinit dhe Reçit, ndodheshin persona që sipas tij përbënin rrezik për jetën e tij.

Në kërkesën e depozituar nga avokati i tij, Ilir Murati, thuhej se burgu i Fushë-Krujës ishte alternativa më e përshtatshme, duke u përmendur edhe gjendja shëndetësore jo e mirë dhe stresi i vazhdueshëm që, sipas mbrojtjes, ai përjetonte për shkak të pranisë së personave të arrestuar për vrasje dhe përfshirje në grupe kriminale.

Kujtojmë që gjatë javëve të fundit, strukturat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë zhvilluar një sërë kontrollesh në të gjithë sistemin penitenciar në vend.

Gjatë këtyre kontrolleve janë zbuluar sende të ndaluara, që nga mjete të improvizuara prerëse deri te telefona celularë dhe orë inteligjente, të cilat dyshohet se janë mbajtur në mënyrë të paligjshme nga të burgosurit në qeli.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Presidenti Bajram Begaj përshëndet rezolutën e Kuvendit për integrimin: Akt i çmuar i bashkëpunimit parlamentar

TIRANË, 14 maj 2026/Albania Express News/ Presidenti Bajram Begaj...

Histori në futbollin shqiptar/ Ilir Daja bëhet trajneri më i titulluar shqiptar, kalon Mirel Josën me trofe

TIRANË,14 maj 2026/Albania Express News/Mbrëmja e djeshme hyri në...

Mes kontestimeve të opozitës, Genta Tafa betohet si Komisionere për Mbrojtjen nga Diskriminimi

TIRANË,14 maj 2026/Albania Express News/Pas miratimit të projekt-rezolutën për...

Eurovision 2026/ Kryeministri Edi Rama thirrje për mbështetjen e Shqipërisë: VOTO 13 për Alis!

TIRANË,14 maj 2026/Albania Express News/Kryeministri Edi Rama ka bërë...