PD padit KQZ-në mbi rregullat e reja për qendrat e posaçme për zgjedhjet lokale

TIRANË, 12 maj 2026/Albania Express News/ Partia Demokratike ka paditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në lidhje me vendimin e marrë pak javë më parë për rregullat e reja mbi krijimin e qendrave të posaçme të votimit, hartimin e listës së zgjedhësve dhe ngritjen e Komisionit të Qendrës së Votimit për zgjedhjet vendore.

Mësohet se nesër do të hidhet shorti për përcaktimin e trupit gjykues të Kolegji Zgjedhor Gjyqësor, i cili do të shqyrtojë padinë e depozituar nga PD-ja.

Në kërkesë-padi, demokratët kërkojnë konkretisht shfuqizimin e vendimit të datës 14.04.2026, të Komisionit Rregullator të KQZ-së, “Për krijimin e qendrave të posaçme të votimit, hartimin e listës së zgjedhësve dhe krijimin e komisionit të qendrës së votimit për zgjedhjet për organet e vetëqeverisjes vendore”, duke e cilësuar atë si një akt të kundërligjshëm dhe antikushtetues.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Përmbytjet katastrofike në Nepal, të paktën 95 viktima dhe qindra të zhdukur

NEPAL , 26 gusht 2026/Albania Express News/-Të paktën 95...

Intelektuali i Gramshit Enver Qose, 75 vite jetë dhe përkushtim për vendlindjen e tij dhe jo vetëm

GRAMSH , 26 gusht 2026/Albania Express News/-Një jetë e...

SEZONI I RI POLITIK DHE QYTETARËT

NGA NERTIL JOLE TIRANË , 26 gusht 2026/Albania Express News/-Në...