Prezantohet projekt-ideja e një vizioni të ri për Kalanë e Elbasanit

Është prezantuar projekt-ideja  për rivitalizimin e Kalasë së Elbasanit, në praninë e Kryeministrit Edi Rama, Kryetarit të Bashkisë Elbasan Gledian Llatja ministrit Blendi Gonxhe, drejtuesit politik Arbjan Mazniku, kryetarit të Bashkisë Gledian Llatja, si dhe bashkëdrejtuesve të AADF, Martin Mata dhe Aleksandër Sarapuli. Projekt-ideja, e mbështetur nga AADF dhe e realizuar me ekspertizën e arkitektit të njohur Emre Arolat në bashkëpunim me MVM Architecture, synon t’i rikthejë kalasë identitetin historik, vlerat arkeologjike dhe rolin e saj si një nga destinacionet më të rëndësishme kulturore e turistike në vend.

Projekti parashikon ndërhyrje të integruara për përmirësimin e hapësirave publike, zhvillimin e potencialit turistik dhe rijetëzimin e zonës historike, me synimin për ta kthyer Kalanë në një motor të ri zhvillimi ekonomik dhe kulturor për Elbasanin.

Po ashtu  do të kryhet restaurimi dhe rijetëzimi i zonës historike brenda kalasë, përmirësimin e hapësirave publike, zhvillimin e infrastrukturës për vizitorët dhe krijimin e ambienteve multifunksionale për aktivitete kulturore, artistike dhe turistike.

Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja e ka cilësuar projektin si një kapitull të ri për Elbasanin, duke theksuar se Kalaja do të kthehet në një pikë kyçe të identitetit historik dhe zhvillimit ekonomik të qytetit.

Ai ka deklaruar se ndërhyrjet do të ruajnë autenticitetin historik të zonës, duke i dhënë njëkohësisht një frymë të re zhvillimi.

Kalaja e Elbasanit konsiderohet një ndër më të rëndësishmet kala fushore në Ballkan, me histori që daton që nga periudha romake. Përmes këtij projekti synohet ruajtja e trashëgimisë historike dhe kthimi i saj në një motor zhvillimi ekonomik dhe turistik për qytetin.

Bashkia Elbasan dhe institucionet partnere kanë bërë të ditur se do të ndjekin të gjitha fazat e projektit deri në miratimin dhe zbatimin final të tij, me synimin që Kalaja të marrë një identitet të ri urban dhe kulturor.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ansambli “Gurra e Kurbinit” shkëlqen në festivalet mbarëkombëtare, rrëmben çmime dhe zemrat e publikut

Nga Imer Hysa KURBIN,16 maj 2026/Albania Express News/Ansambli “Gurra e...

Zbatimi i paqes fiskale, cilat janë bizneset që nuk përfitojnë

TIRANË ,15 maj 2026/Albania Express News/Drejtoria e Tatimeve ka...

Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, ja kush emërohet në vend të Arti Papajanit

TIRANË,15 maj 2026/Albania Express News News/Arti Papajani është shkarkuar...