Joan Laporta, “mbreti i pistës”, presidenti i Barcelonës çmend rrjetin me kërcimin e tij

SPANJË,11 maj 2026/Albania Express News/Nuk është më sekret: Kur Barcelona fiton, Joan Laporta di si të festojë! Një video e publikuar orët e fundit po bën xhiron e botës, ku protagonisti kryesor nuk është ndonjë nga yjet e fushës, por vetë kreu i klubit katalanas.

Në lokalin e famshëm të natës në Barcelonë, “Luz de Gas”, Laporta është filmuar duke “dhënë gjithçka” nën ritmet e hitit botëror “Despechá” nga Rosalía. I rrethuar nga lojtarët dhe stafi, presidenti “Blaugrana” ka lënë mënjanë petkun e zyrtarit për t’u shndërruar në shpirtin e festës.
Me lëvizje të shpenguara dhe një energji që i ka lënë të gjithë gojëhapur, Laporta shihet duke kërcyer dhe kënduar me pasion, ndërsa të pranishmit e shoqërojnë me duartrokitje dhe brohoritje. Videoja është bërë virale menjëherë, me tifozët që e kanë pagëzuar si “Presidenti më karizmatik në qarkullim”.

Për Laportën, ky nuk është thjesht një kërcim, por një çlirim pas tensioneve të sezonit, duke vërtetuar se për të festuar një titull, nuk ka moshë dhe as protokoll që të ndalë!

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Dinamo kërkon historinë me Ilir Dajën, surprizë në sulm! Publikohen formacionet zyrtare ndaj Pafosit

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Dinamo do të...

Ndryshon orari dhe stadiumi, ja ku do të luhet ndeshja Skënderbeu-Dinamo

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Ndeshja mes Skënderbeut...

Vijon beteja me zjarret në Bulqizë, flakët mbeten aktive, dy helikopterë në aksion prej rreth 4 orësh

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Vijon prej orësh...