Kroçera “MS Oosterdam” me 1867 turistë viziton Sarandën

SARANDË, 11 maj 2026/Albania Express News/ Në qytetin e Sarandës ka mbërritur ditën e sotme kroçera “MS Oosterdam” me 1867 pasagjerë në bord, duke sjellë një tjetër ditë të rëndësishme për turizmin detar në jug të vendit.
Drejtori i Portit të Sarandës, Admir Malaj tha sot për Albania Express News se “turistët e ardhur nga vende të ndryshme të botës, pritet të vizitojnë destinacionet turistike dhe kulturore në Sarandë dhe zonat përreth, duke kontribuar në gjallërimin e aktivitetit turistik dhe ekonomik të qytetit”.
“Mbërritja e kroçerës Oosterdam konfirmon edhe njëherë interesin në rritje të turistëve të huaj për rivierën shqiptare dhe veçanërisht për Sarandën, e cila vazhdon të jetë një nga pikat më të rëndësishme turistike në vend”, tha Malaj.
Sipas tij autoritetet portuale dhe strukturat turistike kanë marrë masat e nevojshme për pritjen dhe menaxhimin e fluksit të vizitorëve gjatë qëndrimit të tyre në qytet.
“Vitet e fundit nga Saranda drejt Korfuzit është shtuar edhe numri i trageteve dhe linjave, për shkak të fluksit të lartë të turistëve ”, tha Malaj.
Për vitin 2026 porti i Sarandës është rezervuar nga 28 kroçera, që do të sjellin turistë nga e gjithë bota.
Porti i Sarandës ka shtuar forcën e sigurisë dhe bashkëpunimin me policinë kufitare, kapitenerinë dhe drejtorinë e Doganës Sarandë.
Qyteti bregdetar i Sarandës, një nga portat që hap për vizitorët jugun e vendit, pret çdo vit mijëra turistë nga vende të ndryshme të botës, të cilët mbërrijnë në port edhe me kroçera.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rama: Investimet e huaja nuk janë kërcënim, resortet e luksit “fabrika” që krijojnë lëvizje në ekonomi

TIRANË, 2 korrik 2026/Albania Express News/-/ Kryeministri Edi Rama...

Vokli Laroshi, portieri 24 vjeçar shqiptar që po kërkohet me insistim nga klubet e mëdha të Ballkanit dhe Azerbajxhanit

NGA FATMIR POPJA TIRANË ,2 korrik 2026/Albania Express News/-Portieri shqiptar...

Reforma territoriale midis efikasitetit të shërbimeve dhe identitetit vendor.

TIRANË ,2 korrik 2026/Albania Express News/-Para disa ditësh Komisioni...