Ndahet nga jeta në moshën 100-vjeçare Nure Alla, një prej grave më të moshuara të lagjes “5 Maji” në Elbasan.

ELBASAN/10 maj 2026/Albania Express News/Elbasani  është zgjuar në fundjavë me një lajm të trishtë. Është ndarë nga jeta në moshën 100-vjeçare Nure Alla, banore e lagjes “5 Maji”, një grua që për dekada me radhë ishte simbol i urtësisë, fisnikërisë dhe respektit në komunitet.

Jeta e saj një shekullore mbartte histori, sakrifica dhe kujtime të shumta nga periudha të ndryshme që ka kaluar qyteti i Elbasanit. Të afërm, fqinjë dhe të njohur e kujtojnë Nure Allën si një nënë dhe gjyshe të përkushtuar, një grua punëtore dhe me zemër të madhe, që gëzonte respektin e të gjithë lagjes.

Lajmi i ndarjes së saj nga jeta ka sjellë trishtim te familjarët e saj dhe te banorët e bllokut të banimit të lagjes 5 maji më qytetin e Elbasanit , të cilët shprehen se me ikjen e saj shuhet edhe një pjesë e memories së historisë së vjetër të lagjes “5 Maji”.

Familjarët e përcollën për në banesën e fundit mes dhimbjes, por edhe me krenarinë për jetën e gjatë dhe gjurmët e mira që la pas.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Egërsi shtazore”, Berisha reagon pas tensionit në protestën para Kuvendit, kreu i PD: Shenja të qarta të arrogancës së pushtetit

TIRANË,30 qetshor 2026/Albania Express News/-Kreu i Partisë Demokratike, Sali...

Kryeministri Rama: Nuk ka paga në turizëm më të ulëta se në Greqi, taksat janë shumë më të ulëta

TIRANË, 30 qershor 2026/Albania Express News/ -Kryeministri Edi Rama...

LAJMI I FUNDIT /Ndërrojnë jetë dy efektivët në paraburgimin “313” në Tiranë! Dyshohet se…

TIRANË ,30 qershor 2026/Albania  Express News/-Një ngjarje e rëndë...