“Përpjekja për të kapur mediat nuk të çon në fitoren e zemrave të njerëzve”/ Raporti i “Reporterët Pa Kufij”, Rama reagon sërish: Opozita ka mungesë lidershipi

TIRANË,10 maj 2026/Albanoa Express News/Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për raportin e “Reporterët Pa Kufij” në lidhje me mediat në Shqipëri, teka u shpreh se pjesë n më të madhe të kohës televizive e merr opozita.

Rama u shpreh se opozita ka mungesë lidershipi, teksa shtoi se “çdo përpjekje për të kapur mediat nuk të çon në fitoren e zemrave dhe mendjeve të njerëzve”.
“Këtë javë postova një analizë të bërë nga një startup djemsh të talentuar shqiptarë me inteligjencën artificiale për të grumbulluar dhe vlerësuar kahjen e qëndrimeve mediatike e artikujve dhe vlerësimeve, komenteve në median tradicionale dhe në median online në raport me politikën dhe e postova sepse ishte një pasqyrë që mua personalisht nuk më surprizon pasi unë dhe ne e dimë shumë mirë realitetin faktik të raportit mes medias dhe qeverisë dhe shumicës qeverisëse që nuk është gjëkundi realiteti i pretenduar nga ulëritësit që nuk dinë ç’të bëjnë tjetër me lirinë e medias, përveçse të ankohen për mungesën e lirisë, por që ishte një pasqyrë sipas meje e vlefshme për t’u ndarë me shumëkënd që do të informohet, me shumëkënd që është i interesuar për fakt dhe me shumëkënd që në të gjitha rastet nuk e humb respektin për faktet dhe nuk hyn në luftë me faktet se kur faktet provojnë një opinion të ndryshëm nga i tij apo i saj, dhe në këtë pasqyrë rezulton qartësisht se nga gjithë tërësia e produkteve të medias në raport me politikën 60% e kohës televizive në Shqipëri në total e merr opozita në kuptimin e qëndrimit anti qeverisë, një pjesë tjetër, analiza faktike e nxjerrë si të balancuar dhe një pjesë shumë të vogël si pro qeverisë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Europa t’i kthejë sytë drejt Shqipërisë më shumë se kurrë”/ Marjana Koçeku në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

BRUKSEL ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Ish-deputetja e Partisë Socialiste,...

Pas indeksimit nga 1 korriku, qeveria merr një tjetër vendim për pensionistët, miraton bonusin e verës prej 5 mijë lekësh

TIRANË,30 qershor 2027/Albania Express News/-Qeveria ka miratuar sot aktin...

“Egërsi shtazore”, Berisha reagon pas tensionit në protestën para Kuvendit, kreu i PD: Shenja të qarta të arrogancës së pushtetit

TIRANË,30 qetshor 2026/Albania Express News/-Kreu i Partisë Demokratike, Sali...