Lëpusha, perlë e Alpeve Shqiptare ku agroturizmi merr jetë mes natyrës dhe traditës

TIRANË, 7 maj 2026/Albania Express News/ Në zemër të Alpeve Shqiptare, Lëpusha në Malësi të Madhe po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një nga destinacionet më të veçanta të turizmit malor në vend.

Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga kjo zonë turistike, duke vënë në dukje zhvillimin e agroturizmit dhe potencialin e jashtëzakonshëm që ofron kjo perlë alpine e veriut të Shqipërisë.

“Mes natyrës së paprekur, biodiversitetit të pasur dhe peizazheve mahnitëse alpine, bujtina “Kelmendi”, e mbështetur nga AZHBR përmes Skemës Kombëtare të Mbështetjes, është shndërruar në një model të suksesshëm të agroturizmit në zonë”, u shpreh Rama.

Sipërmarrësi Dod Gjerkaj ka ngritur një aktivitet ku ndërthuren mikpritja tradicionale e Kelmendit, ushqimi cilësor i përgatitur me produkte të freskëta vendase, si dhe përvojat turistike në natyrë.

Vizitorët, theksoi Rama, kanë mundësi të përjetojnë ecje në shtigje malore, eksplorim të Alpeve Shqiptare dhe eksperienca autentike që e bëjnë Lëpushën një destinacion tërheqës gjatë gjithë vitit.

Kjo nismë konsiderohet një shembull i zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit rural dhe malor, duke fuqizuar ekonominë lokale dhe promovuar zonat e veriut si destinacione me potencial të lartë turistik.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shkodra synon turizëm 365 ditë në vit, Universiteti “Luigj Gurakuqi” në qendër të vizionit për zhvillimin e rajonit

SHKODRA ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Shkodra po forcon pozicionin...

Dita e 31-të e tubimit në Tiranë! Protestuesit vijojnë marshimin me ndryshim në itinerar, shkojnë drejt selisë së PD-së

TIRANË ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Këtë të martë u...

“Europa t’i kthejë sytë drejt Shqipërisë më shumë se kurrë”/ Marjana Koçeku në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

BRUKSEL ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Ish-deputetja e Partisë Socialiste,...

Pas indeksimit nga 1 korriku, qeveria merr një tjetër vendim për pensionistët, miraton bonusin e verës prej 5 mijë lekësh

TIRANË,30 qershor 2027/Albania Express News/-Qeveria ka miratuar sot aktin...