Protesta e PD sot, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë: Situata mund të ndryshojë shpejt

TIRANË,8 maj 2026 /Albania Express News/Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka bërë publik një njoftim drejtuar shtetasve amerikanë, ku u këshillon që të tregohen të kujdesshëm gjatë protestës së opozitës.

“Edhe pse protestat dhe grumbullimet e mëdha shpesh nisin në mënyrë paqësore, situata mund të ndryshojë shpejt”, thuhet në deklaratën e ambasadës.
Qytetarëve amerikanë u kërkohet të mos marrin pjesë në aktivitet dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në kryeqytet. Po ashtu, bëhet e ditur se stafi i ambasadës është udhëzuar të shmangë zonën ku do të zhvillohet protesta.

Në njoftim saktësohet se tubimi është planifikuar të fillojë sot në orën 19:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në segmentin mes Sheshit “Skënderbej” dhe Sheshit “Nënë Tereza”, në afërsi të godinës së Kryeministrisë.
Ambasada paralajmëron se protesta mund të shtrihet edhe në zona të tjera përreth, teksa priten masa të shtuara të policisë, bllokime të mundshme rrugësh dhe kufizime të qarkullimit si para nisjes së saj ashtu edhe gjatë zhvillimit të tubimit.
“Shmangni zonat e protestës, jini të vëmendshëm ndaj mjedisit përreth, ndiqni mediat lokale për përditësime, te keni një plan emergjence ose rrugë alternative largimi dhe të ruajnë një profil të ulët gjatë lëvizjeve në publik”, njofton ambasada.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Skënder Hita: Kush sulmon uniformën e Policisë do të ndeshet me ligjin

TIRANË, 16 maj 2026/Albania Express News/ Drejtori i përgjithshëm...

Milani, një “çështje shqiptarësh”/ Pas Igli Tares, lind pista ‘Viktor Bezhani’ për kuqezinjtë

MILANO,16 maj 2026/Albania Express News/Pronarët e “RedBird” kanë një...

Putin bëhet ‘xheloz’, kreu i Kremlinit ‘prenoton’ datën e takimit me Xi Jingping menjëherë pas Trump

MOSKË,16 maj 2026/Albania Express News/Kremlini njoftoi sot se presidenti...

Mbi 1 miliard paund pasuri! Sekreti i biznesit që e futi David Beckham në histori

EUROPË,16 maj 2026/Albania Express News/Pas suksesit të jashtëzakonshëm në...