Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo pret delegacionin austriak, theksohet bashkëpunimi për integrimin europian

TIRANË, 7 maj 2026 /Albania Express News/ Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo priti sot ambasadoren e Austrisë në Shqipëri, Monika Zach, së bashku me një delegacion të përbërë nga 14 kryetarë bashkish dhe rreth 60 përfaqësues të nivelit drejtues të pushtetit vendor austriak, të kryesuar nga presidenti i Shoqatës Austriake të Bashkive, Johannes Pressl.

Gjatë takimit u diskutua mbi rolin e pushtetit vendor në procesin e integrimit europian, forcimin e kapaciteteve të bashkive dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet njësive vendore shqiptare dhe austriake.

Ministri Demo vlerësoi përvojën e Austrisë në qeverisjen vendore, bashkëpunimin ndërbashkiak dhe përfshirjen e bashkive në proceset europiane, duke e cilësuar atë një model të vlefshëm për Shqipërinë në kuadër të rrugëtimit drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Në fokus të bisedimeve ishte edhe nxitja e shkëmbimit të praktikave më të mira dhe thellimi i partneriteteve ndërmjet bashkive të të dy vendeve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Aksident i rëndë pranë tunelit të Murrizit, dy viktima dhe pesë të plagosur

TIRANË , 14 nëntor 2026/Albania Express News/-Një aksident i...

Haxhi 2027, Shqipëria firmos marrëveshjen me Arabinë Saudite, synohen shërbime më cilësore për besimtarët shqiptarë

Xhide, ,Arabi Saudite ,13 nëntor 2026/Albania Express News/-Komuniteti Mysliman...

Elbasani zhvillon Kampionatin U13 të Hendbollit, gara për titullin kampion kulmon në finale

Në kuadër të zhvillimit dhe promovimit të sportit të...