Udhëzimi i PD/ Alesia Balliu: Kriteret i ka bërë studio ligjore e Shkëlzenit! Sot është në fuqi neni ‘Berisha’, kryetari duhet të jetë ‘non grata’

TIRANË,29 prill 2026/Albania Express News/Për juristen Alesia Balliu, udhëzimi i publikuar sot nga PD, ku paraqiteshin kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për kryetarë partie, është shkruar nga studio ligjore e Shkëlzen Berishës. Balliu kërkoi që si kriter të futej edhe neni ‘Basha’, i cili sipas saj do të përjashtonte Berishën nga gara për kreun e PD-së.

Juristja Alesia Balliu është shprehur se udhëzimi i shpërndarë sot nga PD, ku përcaktohen kriteret që duhet të përmbushin kandidatët që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 23 majit për kryetar të kësaj force politike, është përgatitur nga studio ligjore e Shkëlzen Berishës.

Komentet Balliu i bëri në një lidhje live për emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, ku tha se në kriteret e përcaktuara sot, duhet të ishte futur edhe neni ‘Basha’, i cili sipas saj do të përjashtonte edhe Sali Berishën nga gara për kryetar.
“Unë nuk i marr për bazë kriteret e përcaktuara nga studio ligjore e Shkëlzen Berishës. Dhe padiskutim, te këto kriteret që kanë futur, duhet të kishin futur fillimisht nenin ‘Basha’ që skualifikon Berishën të parin. Nëse ky kriter do respektohej, padyshim do ta pranoja edhe unë kriterin. Nëse do të përjashtoheshim nga gara për mungesë kriteresh, të përjashtohej me ne edhe ai që nuk plotëson kriterin, që është vetë Berisha”, tha mes të tjerash Balliu.

 

Balliu tha më tej se do të dorëzojë ditën e nesërme dokumentacionin përkatës në selinë e PD-së, pavarësisht nëse do të lejohet ose jo të garojë.
Më tej me ironi Balliu tha se sot në PD është në fuqi neni ‘Berisha’, i cili sipas saj përcakton që kryetari të jetë ‘non grata’ dhe të mos largohet kurrë nga posti.
“Padiskutim që unë do çoj dokumentacionin përkatës siç e kërkon Statuti dhe padyshim që do garoj. Këto kritere janë të vendosura për të penguar zërin ndryshe dhe për të ruajtur biznesin personal dhe familjar të Berishës. Nga sot ne kemi nenin Berisha, ku kryetari të jetë non grata dhe nuk largohet kurrë. Praktikisht me nenin Berisha ne jemi në një aleancë për t’ju kundërpërgjigjur SPAK. Unë s’mund të pranoj kurrë që kjo të quhet garë, përsa kohë nuk ka kundërshtarë. Nuk mund të pranojë një garë ku është shkelur Statuti”, vijoi më tej Balliu.
Kujtojmë se një prej kritereve të përcaktuara nga PD, që duhet të përmbushin kandidatët për kryetar, mund të lërë edhe Alesia Balliun jashtë gare.
Bëhet fjalë për kriterin që kandidati duhet të jetë ‘Anëtar i Partisë Demokratike, figurë me profil shumë të lartë publik dhe politik, me angazhim politik dhe elektoral të paktën 10 vjeçar në Partinë Demokratike’.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Dy penallti në “Metropolitano”, nuk ka fitues në gjysmëfinalen e parë të Atletico-Arsenal

Gjysmëfinalja e parë mes Atletico Madrid dhe Arsenal nuk...

Neymar ëndërron Botërorin: Një finale mes Argjentinës dhe Brazilit do të ishte spektakolare

Në 11 qershor do të nisë kampionati Botëror i...

David Alaba “përfshihet” në mashtrimin miliona eurosh në Tiranë, zbardhet skema se si u keqpërdor ylli i Real Madrid

TIRANË,26 prill 2026/Albania Express News/Operacioni ndërkombëtar i përmasave gjigante,...

Rama: Rivitalizimi i lagjeve historike të Pogradecit, së shpejti pol i ri zhvillimi për qytetin liqenor

TIRANË, 29 prill 2026/Albania Express News/ Ministria e Mjedisit,...