Bllokada amerikane në Hormuz, Irani paralajmëron sërish SHBA-në: Do të ndërmarrim veprime ushtarake të paprecedentë nëse…

Irani ka paralajmëruar se do të ndërmarrë “veprime ushtarake të paprecedentë” në përgjigje të sekuestrimit të vazhdueshëm nga Shtetet e Bashkuara të anijeve të lidhura me Republikën Islamike.

Lajmi u raportua nga transmetuesi shtetëror Press TV, i cili citoi një burim të lartë të sigurisë.
Ndërkohë, Donald Trump ka përmendur mundësinë e një bllokade ndaj Iranit që mund të zgjasë “disa muaj”, gjatë një takimi të mbajtur të martën me udhëheqës të industrisë së naftës.

Sipas një zyrtari të lartë të Shtëpisë së Bardhë, në takim u diskutuan hapat që administrata amerikane ka ndërmarrë për të stabilizuar tregjet ndërkombëtare të naftës, si dhe mundësia e vazhdimit të bllokadës ekzistuese për një periudhë më të gjatë, nëse do të jetë e nevojshme.
Pjesëmarrësit në takim, të raportuar fillimisht nga Axios, theksuan se synimi është të minimizohet ndikimi i masave të tilla tek konsumatorët amerikanë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Erion Veliaj iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale, avokati jep detaje: Po kryen analizat, nuk ka asnjë shqetësim

TIRANË ,26 prill 2026/Albania Express News/Pak ditë më parë,...

Kamera si vetting i dytë i drejtësisë

  Nga Lutfi Dervishi Ka ende frikë nga ideja e transmetimit...