Avokati i Popullit Shabani dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda: Koordinim kundër diskriminimit dhe cenimit të privatësisë në epokën digjitale

TIRANË, 29 prill 2026/Albania Express News/ Avokati i Popullit, Endrit Shabani priti në takim Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda.

Ky takim rikonfirmoi vullnetin e përbashkët për konsolidimin e urave të bashkëpunimit në mbrojtje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Në qendër të diskutimit ishte nevoja për një qasje të koordinuar ndaj sfidave komplekse që dikton epoka digjitale, ku mbrojtja e privatësisë dhe e dinjitetit njerëzor mbeten të ekspozuara ndaj formave të reja të cenimit.

Gjatë takimit u shkëmbyen perspektiva mbi fuqizimin e mekanizmave mbrojtës, me qëllim garantimin e një mjedisi ku çdo qytetar i Shqipërisë të trajtohet me integritet, transparencë dhe respekt të plotë nga administrata publike.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Haxhi 2027, Shqipëria firmos marrëveshjen me Arabinë Saudite, synohen shërbime më cilësore për besimtarët shqiptarë

Xhide, ,Arabi Saudite ,13 nëntor 2026/Albania Express News/-Komuniteti Mysliman...

Elbasani zhvillon Kampionatin U13 të Hendbollit, gara për titullin kampion kulmon në finale

Në kuadër të zhvillimit dhe promovimit të sportit të...

Berisha: Prioriteti ynë për reformën zgjedhore, krijimi i një fronti opozitar

TIRANË , 13 nëntor 2026/Albania Express News/-Partia Demokratike mblodhi...