Reforma Territoriale në Elbasan: Dakordësi për shërbimet, Mazniku e Boçi ,përplasje për “numrat”

ELBASAN,29 prill 2026/Albania Express News/Në Elbasan është zhvilluar dëgjesa e tretë publike mbi Reformën Territoriale, ku në qendër të diskutimeve ishte afrimi i shërbimeve ndaj qytetarëve dhe jo thjesht rikonfigurimi i hartës administrative. Mesazhi kryesor që doli nga takimi ishte se reforma duhet të matet me cilësinë e shërbimeve dhe ndikimin te komuniteti, më shumë sesa me kufijtë territorialë.

Dy bashkëkryetarët e Komisionit Parlamentar për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku dhe Luçiano Boçi, ndanë të njëjtin qëndrim sa i përket parimit bazë,reforma nuk duhet të shërbejë për kalkulime politike apo thjesht për numra. Megjithatë, pikërisht te mënyra e përkthimit të këtyre “numrave” në ndarje konkrete administrative, qëndrimet e tyre duket se ndahen.

Gjatë fjalës së tij, Boçi u ndal edhe te diskutimet që po zhvillohen brenda komisionit lidhur me një ndarje të re të Qarkut të Elbasanit, duke nxjerrë në pah interesin dhe debatet mbi mënyrën se si mund të riorganizohen bashkitë në funksion të një administrimi më efikas.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit vendorë ngritën një shqetësim të kahershëm,kalimin e kompetencave pa mbështetjen e nevojshme financiare. Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, theksoi se bashkitë shpesh përballen me përgjegjësi të shtuara për shërbimet publike, ndërkohë që fondet nuk janë në të njëjtin nivel, duke vështirësuar realizimin e tyre në praktikë.

Edhe qytetarët u bënë pjesë e diskutimit, duke shprehur mendime të ndryshme mbi funksionin e territorit dhe mënyrën se si duhet të organizohet ai. Në disa raste, qëndrimet reflektuan edhe ndarjet politike, ndërsa pati edhe thirrje mbështetëse me tone partiake.

Megjithëse dëgjesa nuk u karakterizua nga përplasje të forta apo debate të ashpra, ajo solli në vëmendje sfidat reale të reformës territoriale, duke treguar se përtej dakordësive në parim, rruga drejt një zgjidhjeje konkrete mbetet ende e hapur.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Dogana: Biznesi mund të monitorojë në kohë reale deklaratat dhe lëvizjen e mallrave

TIRANË, 29 prill 2026/Albania Express News/Dogana Shqiptare ka mundësuar...

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulet çmimi i naftës. Ja sa do shitet benzina

TIRANË,29 prill2026/Albania Express News/Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish...