Berisha: Rama krijoi një seri problemesh madhore me Greqinë

TIRANË, 26 prill 2026 /Albania Express News/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi sot në lidhje me deklaratat e Kryeministrit Edi Rama në “Shënimet e javës” të podkastit “Flasim, mëngjesin e kësaj të diele sa i takon forcimit të partneriteteve të vendit.

Berisha tha se kreu i qeverisë “premtoi se do të realizojë një marrëveshje partneriteti strategjik me Greqinë në një kohë kur, faktikisht, lejoi të skadojë traktati i miqësisë me këtë vend dhe krijoi një seri problemesh madhore të paqena më pare”.

Kreu i PD-së, u ndal gjithashtu edhe tek Paketa e Maleve.

“Çdo qytetar shqiptar duhet ta dijë se në vitin 2012, në parlamentin shqiptar u miratua ligji sipas të cilit të gjithë ata që investonin në zonat malore të Shqipërisë, do të ishin tetë vite pa asnjë taksë”, u shpreh Berisha.

Sips tij, ky ligj ishte ndër të parët që anuloi Rama kur erdhi në qeverisje.

“Tani premton lehtësi për investime në tokën e babës, në një kohë kur me kadastrën e tij ka bërë batërdinë më të madhe mbi pronat dhe pronësinë. U zotua se paketa e maleve do të jetë një mundësi për banorët në një kohë kur ‘paketën e maleve’ ai e ka zhvendosur në Maminas dhe në zonën bregdetare”, tha Berisha.

Berisha deklaroi se ekonomia shqiptare është në kolaps, me rënie në prodhim dhe varësi nga ndërtimi, ndërsa ngriti shqetësime edhe për sigurinë ushqimore, që është e dobët.

“Siguria ushqimore është pothuajse inekzistente në Shqipëri. Dhe kjo ka si shkak kryesor mafien dhe vetëm mafien shtetërore”, tha Berisha.

Ai kritikoi gjithashtu qeverinë për qëndrimet në politikën e jashtme dhe mungesën e reagimit sipas tij ndaj deklaratave fyese për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

“Nuk tha një fjalë të vetme për fyerjen, për qëndrimin antishqiptar të zëvendësit të tij në politikën e jashtme, në të cilën në akt të papërgjegjshëm, të turpshëm, antishqiptar, vlerësohen qytetarët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut si idiotë. Akt i turpshëm, antikombëtar!”, tha Berisha.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Edmond Miha ,nga Durrësi në Europë, rrugëtimi i një futbollisti dhe trajneri vizionar

Nga BUJAR QESJA /Mjeshtër i Madh Ditët që nisin me...

Sali Berisha: Sulmi ndaj Trump synonte të ndryshonte me masakër historinë

TIRANË, 26 prill 2026 /Albania Express/ Kryetari i Partisë...