Sopoti i Librazhdit nuk ndalet, ëndrra vazhdon ,triumf bindës ndaj Tërbunit dhe një hap larg finales së madhe

LIBRAZHD,25 prill 2026/Albania Express News/Sopoti i Librazhdit vazhdon marshimin e tij të pandalshëm drejt rikthimit mes më të mirëve, duke marrë një fitore të madhe dhe plot karakter përballë Tërbunit të Pukës me rezultatin 3-1, në sfidën gjysmëfinale të “Play-Off”-it në Kategorinë e Dytë.Ndeshja nisi me një surprizë të shpejtë nga miqtë, teksa Tërbuni kaloi në avantazh që në minutën e 6-të me Adames, duke “ftohur” përkohësisht entuziazmin e vendasve. Por reagimi i Sopotit ishte i menjëhershëm dhe plot autoritet.

Librazhdasit morën kontrollin e lojës, rritën presionin dhe kthyen gjithçka në favorin e tyre me një paraqitje për t’u duartrokitur.Barazimi erdhi në minutën e 12-të me Aminu, që riktheu besimin te skuadra dhe tifozët. Në fundin e pjesës së parë, ishte Amoumane ai që përmbysi rezultatin në 45’+2’, duke çuar Sopotin në avantazh në dhomat e zhveshjes. Në pjesën e dytë, dominimi vijoi dhe Goçi në minutën e 60-të vulosi fitoren me golin e tretë, duke shuar çdo shpresë të Tërbunit për rikthim.

Ky triumf jo vetëm që konfirmon formën e shkëlqyer të Sopotit, por e çon skuadrën edhe më pranë objektivit madhor. Tashmë, gjithçka do të vendoset në përballjen direkte ndaj Shirokës, e cila nga ana e saj mposhti Erzenin me rezultatin 2-1. Dy skuadrat do të përballen në një finale të vërtetë të Grupit A të “Play-Off”-it, në një fushë asnjanëse, ku vetëm njëra do të vazhdojë ëndrrën.

Në përfundim të ndeshjes, atmosfera ishte elektrizuese. Grupi i tifozëve “ULTRASOPOTI” dhuroi një festë të zjarrtë, duke kthyer stadiumin në një arenë emocionesh dhe krenarie. Këngët, flakadanët dhe entuziazmi i tyre dëshmuan edhe një herë lidhjen e fortë mes skuadrës dhe qytetit.

Sopoti nuk është thjesht në garë është në mision. Dhe me këtë formë, ëndrra vazhdon më e gjallë se kurrë për librazhdasit që historinë e tyre e kanë mjaft të pasur dhe në dekadën e fundit të shekullit të kaluar ishin ndër ekipet më të mira në elitën e futbollit shqiptar!

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rekord i Manchester City, në finalen e FA Cup për të katërtin vit radhazi

Manchester City është skuadra e parë finaliste e Kupës...

Korridori VIII prishet pa përfunduar, ekspertët ngrenë alarmin! Gabimi i madh me bypass-in e Elbasanit

ELBASAN ,25 prill 2026/Albania Express News/Ekspertët e infrastrukturës rrugore...

Premier League/ Arsenal rigjen suksesin, kthen diferencën prej 3 pikësh me Manchester City

Arsenal kthehet te fitorja në Premier League angleze. Topcinjtë...