SHKODËR,23 prill 2026/Albania Express News/Dinamo City është finalistja e dytë e këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë, duke iu bashkuar Egnatias që u kualifikua një ditë më parë.
Blutë kanë mundur me shifrat 1-0 në Shkodër Vllazninë vendase dhe u ka mjaftuar për të siguruar praninë në finale për vitin e dytë radhazi.
Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në Tiranë, gjithçka ishte e hapur në sfidën e kthimit dhe dy skuadrat janë përpjekur të mos rrezikojnë, duke lejuar pak mundësi shënimi. Në fund, diferencën e bëri aftësia e Bregut, i cili me një kundërsulm individual, mori topin në gjysmëfushën e tij dhe shkoi deri në zonën kundërshtare, duke mposhtur portierin e shënuar golin që siguroi kualifikimin.
VLLAZNIA-DINAMO CITY 0-1
76′ Bregu
NGJARJET KRYESORE
90’+9’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Dinamos.
90’+7’ Inkursion i shkodranëve në zonë nga e majta, harkimi në qendër nuk gjen Balajn, i rrethuar nga mbrojtësit e Dinamo City.
90’+6’ Një top në zonë devijohet me kokë nga Pusi, sfera shkon te Teqja.
90’+6’ Qato hyn në zonë nga e djathta, pasimi i tij në qendër ndalet nga Aliji.
90’+4’ Koma nga e majta harkon në zonë, duke detyruar Bajramin që të largojë sferën në këndore.
90’+3’ Meksi dhe Ismaili hyjnë në fushë në vend të Teikseira dhe Nani.
90’+1′ Teqja ka probleme pas një rënie në zonë dhe stafi mjekësor hyn në fushë për t’i dhënë ndihmën e parë.
90’ Jepen 6 minuta shtesë.
90’ Teikseira lë fushën e lojës i dëmtuar pasi nuk mund të vazhdojë më.
89’ Pusi merr vendin e Jagos në radhët e Vllaznisë.
88’ Malomo i lë vendin në fushë Xhejms në radhët e Dinamo City.
82’ Përsëri një tentativë e Balajt në zonën e bluve, por sfera nuk përfundon në katërkëndorin e Teqjes, e devijuar jashtë.
76’ GOOOL DINAMO! Pas një topi të kthyer nga mbroja e bluve, Bregu merr topin në gjysmëfushën e tij dhe shkon deri në zonën kundërshtare, duke mposhtur Jukajn e kaluar në avantazh ekipin e tij.
75’ Murataj merr vendin e Dodajt në radhët e Vllaznisë.
72’ Malomo pason te Bregu në qendër të zonës, Sala ndërhyn ndaj sulmuesit dhe largon topin me lojën që vazhdon ndonëse blutë kanë pretendime për penallti.
69’ Qato merr vendin e Dros në radhët e Vllaznisë.
68’ Vllaznia tenton të kalojë në qendër por ndeshet në numër të madh lojtarësh të bluve, në fund është Sala ai i cili tenton nga distanca pa shënjestër.
67’ Qefalija dhe Koma hyjnë në fushë në vend të Qardakut dhe Mustafa në radhët e Dinamos.
63’ Mala tenton edhe një herë nga jashtë zonës, por këtë radhë me shënjestrën shumë të gabuar duke fluturuar topin shumë lart.
61’ Bregu nga e majta merr fundoren, por nuk ia del të pasojë në qendër, i ndalur nga Çelikoviç.
59’ Harkim perfekt i Malës nga e djathta e sulmit, Balaj me kokë i vetëm gjuan por nuk gjen portën e Teqjes, duke shpërdoruar një mundësi të artë shënimi.
50’ Pas një goditje nga këndi, topi shkon te Mala i cili lëshon një predhë nga jashtë zonës. Por Teqja grushton topin duke larguar rrezikun.
47’ Dinamo City ekzekuton një goditje dënimi me Bregun duke pasuar te Malomo, Jago i heq topin dhe më pas fiton faull.
46’ Krymi i lë vendin Salës në radhët e Vllaznisë në startin e pjesës së dytë.
45’+1’ Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes.
45’ Jepet një minutë shtesë.
45’ Malomo gjuan tokazi nga distanca, pa shqetësuar Jukajn i cili pret në pozicion.
40’ Harkim i bukur i Alijit nga e majta, Mustafa gjuan me kokë duke çuar sferën jo shumë lart mbi traversë.
38’ Bregu mundohet të nisë Vilën drejt portës, Jukaj del dhe mbërthen topin.
37’ Krymi ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Qardakut.
33’ Zbritje interesante e Dinamo City me Bregun e Malomon, në fund një harkim i Beqjes nga e djathta në shtyllën e dytë për Mustafa nuk arrihet nga sulmuesi i bluve.
30’ Malomo harkon rrezikshëm nga e djathta, topi kontrollohet nga Jukaj.
26’ Vila gjen Bregun në zonë, gjuajtja e këtij të fundit ndalet nga Jukaj i cili shpëton vendasit.
25’ Nani ndëshkohet me të verdhë për faull ndaj Dros.
24’ Aksion i rrjedhshëm me shumë pasime nga Vllaznia, në fund Dros nga e majta nuk ia del të pasojë në qendër.
21’ Celikoviç largon me kokë një top që po shkonte rrezikshëm drejt zonës, edhe pse Jukaj doli për të bërë të njëjtën gjë.
18’ Balaj merr topin në zonën e Dinamo City , por më pas nuk koordinohet për të gjuajtur drejt portës së bluve, duke humbu rrezikshmërinë e aksionit.
12’ Përsëri Mala në krahun e djathtë harkon, por sfera kalon pasqyrën e portës pa u devijuar nga askush.
11’ Mala në të djathtën tenton të harkojë në qendër, Teikseira devijon me kokë në këndore.
8’ Shumë të kujdesshme skuadrat në minutat e para, thuajse asnjë hapësirë për të rrezikuar portën.
5’ Dros ekzekuton me skemë një goditje dënimi duke pasuar për Dodajn, Teqja del dhe kontrollon sferën në këmbët e sulmuesit.
4’ Shkëndija e parë është nga Dodaj, i cili depërton në krahun e majtë dhe lëshon një gjuajtje të fortë që nuk gjen portën e Teqjes.
1’ Nis dueli në “Loro Boriçi”.
FORMACIONET ZYRTARE
VLLAZNIA: Jukaj, Celikoviç, Gjini, Bajrami, Jago, Mala, Dros, Krymi, Kallaku, Dodaj, Balaj.
Trajner: Edi Martini
DINAMO: Teqja, Teikseira, Aliji, Dita, Nani, Beqja, Qardaku, Malomo, Vila, Bregu, Mustafa.
Trajner: Ilir Daja

