Me apo pa Sylvinhon? Kombëtarja konfirmon miqësore me Luksemburgun më 6 qershor në Tiranë

Qershori do të rikthejë emocionet kuqezi në Shqipëri, pasi Kombëtarja do të zbresë në fushë për ndeshje miqësore.

Departamenti i Komunikimit në Federatën Shqiptare të Futbollit bën me dije se është arritur marrëveshja për të zhvilluar një ndeshje miqësore me Kombëtaren e Luksemburgut.
Ndeshja do të zhvillohet më 6 qershor, në orën 20:00, në stadiumin “Air Albania” të Tiranës.

Ndërkohë, në vijim pritet të konfirmohet edhe një ndeshje tjetër miqësore që do t’u japë mundësinë tifozëve shqiptarë të shohin përsëri në aksion skuadrën e zemrës.
Dilema para këtyre dy miqësoreve mbetet prania apo jo e trajnerit Sylvinho. Presidenti Duka ka bërë me dije se çështja e trajnerit të Kombëtares do të jetë e mbyllur para këtyre sfidave.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kroçera “Monet” çel sezonin turistik veror në Vlorë

TIRANË, 24 prill 2026/Albania Express News/ Në radën e...

Jetten bisedë telefonike me Ramën: Shqipëria, partner strategjik kyç në rajon për Holandën dhe BE-në

TIRANË, 24 prill 2026/Albania Express News/ Kryeministri i Holandës,...