Në mesin e këtij gushti, në një ditë të shenjtë për komunitetin bektashi, në fshatin Luftinjë të bashkisë Memaliaj, u promovua monografia “Baba Faik Selmani, Emblemë e urtësisë bektashiane”, një botim me vlerë i autorit Xhezo Cana dhe me redaktim nga Bardhosh Gaçe, mbështetur financiarisht nga z. Pëllumb Beta. Ky libër nuk është thjesht një portretizim i një figure të shquar fetare siç është Haxhi Baba Faik Selmani, por një dëshmi e gjallë e rrugëtimit shpirtëror dhe historik të bektashizmit në jug të Shqipërisë dhe jo vetëm.
Nëpërmjet dokumentimit të jetës, misionit dhe sfidave të Baba Faikut, nga periudhat e ndritura tek ato të errëta si viti 1967 dhe më pas, autori sjell një kontribut të çmuar për trashëgiminë kulturore dhe shpirtërore shqiptare. Në këtë intervistë për “Albania Express News”, autori Xhezo Cana ndan me lexuesin sfidat e krijimit të monografisë, përjetimet personale gjatë hulumtimit, si dhe mesazhin që kjo vepër synon të përcjellë jo vetëm për komunitetin bektashi, por për gjithë shoqërinë shqiptare.
Xhezo Cana, si një personalitet i njohur në fushën e letrave dhe studimeve historike, shquhet për një veprimtari të pasur shkencore dhe dokumentuese. Ai ka shkruar mbi 20 monografi, të cilat fokusohen në figura me kontribute kombëtare, duke përfshirë personalitete nga fusha të ndryshme të historisë dhe kulturës shqiptare. Një pjesë e rëndësishme e këtyre studimeve u kushtohet figurave të besimit bektashian, ndër të cilët përmend:
• Baba Ahmet Turani
• Teqenë e Koshtanit
• Baba Ali Tomorrin
• Baba Hasan Memaliajn, etj.
Këto vepra dëshmojnë një përkushtim për të evidentuar rolin që kleri bektashi ka pasur në ruajtjen e identitetit shpirtëror dhe kombëtar shqiptar.

Megjithatë, sipas vetë autorit, pas viteve 1990, një figurë e veçantë ka tërhequr vëmendjen e tij më shumë se të tjerët, Baba Faiku, një ndër baballarët më aktivë të periudhës post komuniste. Cana e vlerëson lart kontributin e Baba Faikut, duke e konsideruar një ndër figurat më të shquara bektashiane për këtë periudhë, sidomos për:
• Ngjalljen e besimit bektashi, i cili kishte pësuar goditje të rënda gjatë regjimit komunist.
• Rrënjosjen e cilësive më të mira njerëzore, përmes veprimit fetar, shpirtëror dhe shoqëror.
Kjo dëshmon për ndikimin që ka pasur Baba Faiku jo vetëm në aspektin fetar, por edhe në edukimin moral e njerëzor të komunitetit. Intervista e Xhezo Canës është një dëshmi e vlerësimit të thellë që ai ka për figurat e besimit bektashi, veçanërisht për ata që pas viteve ’90 kanë kontribuar në ringjalljen dhe konsolidimin shpirtëror të këtij komuniteti, me Baba Faikun në plan të parë si model i përkushtimit, urtësisë dhe humanizmit.
Çfarë ju shtyu të merreni me jetën dhe veprën e Baba Faik Selmanit dhe si lindi ideja për të shkruar këtë monografi. Sa kohë ju mori hulumtimi?
Për të shkruajtur një libër gjithmonë ka një nxitje fillestare. Unë pata fatin të njihja baba Faikun dhe më intrigonte figura e tij, sidomos me qetesinë dhe miresinë që rrezatonte, por dy nxitësit kryesorë ishin miku im, Pëllumb Beta dhe i biri baba Faikut, Baba Arditi. Unë e pranova me kënaqësi të shkruaja për baba Faikun.
Cilat kanë qenë burimet kryesore të dokumentimit për jetën e Baba Faikut?
Për të shkruajtur një monografi për një personalitet si Baba Faiku, duhet material jetësor, duhen dokumenta. Unë zhbirova gjithë revistat Urtësia të Bektashizmit, shkrimeve të tija dhe për të, por mbi të gjitha më ndihmuan disa shënime që ai kishte lënë për jetën e tij. Po kështu edhe familja kontribuoi në plotësimin e figurës së baba Faikut në këtë libër.
Si e përshkruani figurën shpirtërore të Baba Faik Selmanit për ata që nuk e njohin?
Këtë përgjigje e kam përmbledhur te titulli i librit: “Baba Faiku, Emblemë e urtësisë bektashiane.”
Në ç’mënyrë monografia dritëson shpirtin dhe filozofinë bektashiane?
Në libër unë kam dhënë një panoramë të gjerë të bektashizmit në Tepelenë, teqet që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në veprimtarinë atdhetare si ajo e Koshtanit ku u hap shkolla e parë shqipe në vitin 1908 dhe po atë vit u bë një kuvend Arsimor, ku mori pjesë edhe Petro Nini Luarasi. Gjithashtu, duke lexuar librin kupton rolin që ka luajtur bektashizmi në dritësimin shpirtëror dhe në mënyrë të veçantë të Baba Faikut.
Çfarë rëndësie ka historia e bektashizmit në zonën e Tepelenës sipas librit tuaj?
Nëse shikon shtrirjen e bektashizmit në vendin tonë, dy janë zonat që kanë pasur dhe kanë përhapjen dhe përkrahjen më të madhe: Skrapari dhe Tepelena. Për të shpjeguar këtë duhet të futemi në histori, pasi në vitet 1824 nga Janina erdhën në Jug shumë misionarë bektashian që mbollën farën e bektashizmit. Një i tillë është dhe Baba Isuf Horosani.

Çfarë roli kanë luajtur teqetë e Koshtanit dhe Gllavës në zhvillimin e bektashizmit në jug të Shqipërisë?
Teqeja e Koshtanit dhe Gllavës ka luajtur një rëndësi të veçantë në historinë e bektashizmit. Siç e thash më lart, në teqenë e Koshtanit nga Baba Ahmet Koshtani dhe mbështetjen e shumë patriotëve të Jugut, u hap shkolla e parë shqipe në Vilajetin e Janinës në 15 tetor 1908. Po në këtë vit u mbajt një kongres Arsimor, ku një ndër vendimet ishte hapja e 10 shkollave në disa fshatra të Tepelenës. Po kështu, në Gllavë, Baba Ismaili dhe Baba Medin Gllava, kanë një kontribut të veçantë atdhetar, duke e kthyer teqenë në vatër të atdhetarisë. Të dyja këto teqe kanë qenë të lidhura shpirtërisht me të parët e Baba Faikut dhe vetë Baba Faikun.
Cilat janë lidhjet shpirtërore dhe historike që libri përshkruan mes Baba Faikut dhe Baba Isuf Horosanit?
Baba Isufi ishte një misionar bektashian, i cili erdhi nga Konica diku nga viti 1825-1830 dhe u vendos në Mucodemaj, në shtëpinë e Selman Caushit, stërgjyshit të Baba Faikut. Ai nuk pranoi të shkonte të kalonte vitet e fundit në teqenë e Koshtanit, por ndenji aty dhe caktoi vetë vendin e prehjes. Ai gradoi dervish nderi Selman Caushin dhe mbolli farën e bektashizmit në këtë familje.
Si e përjetoi Baba Faiku periudhën e represionit të besimeve fetare në vitin 1967?
Rrugëtimi për shenjtërimin ai e mori që fëmijë, kur ishte 10 vjeç dhe babai, Ganiu, myhib i Baba Kasos në Teqen e Koshtanit e merrte me vete. Kur ishte ushtar në vitet 1960-63 kërkuan ta mbanin për një specializim, por ai tha: “Do iki se do bëhem dervish në Koshtanit”. Dëshira nuk iu plotësua se u ndaluan veshja e dervisheve se “u duheshin kooperativave që po krijoheshin”. Por Baba Faiku, ndonëse kjo ishte një goditje, nuk e humbi kurrë besimin.
Cilat janë disa nga momentet më të vështira shpirtërore që përshkruhen në libër?
Në jetën e tij Baba Faiku ka shumë momente të vështira. Një ndër ta ishte takimi me kryegjyshin e asaj kohe në Tiranë në vitin 1964, i cili i komunikoi se nuk mund të vishesh Dervish, por shko puno në kooperativë. Pas kësaj, ai në jetën e tij ka pasur një moment të vështirë, ku u mbyll në vetvete, por ishte Baba Muharrem Gllava dhe pak më vonë Baba Sherif Canametaj, që bënë të mundur kalimin e vështirësive dhe rrënjosjen e besimit në Zot.
Në ç’mënyrë misioni i Baba Faikut vijon edhe sot?
Misioni i një babai bektashi është të rrisë besimin, të edukojë me veti më të mira njerëzore dhe kjo bëhet duke rritur numrin e besimtarëve, mërshidëve, myhibëve dhe dervishëve. Dhe ai këtë e ka bërë me urtësinë dhe dashurinë që kishte për njerëzit. Ai më parë fliste për besimin në Zot, u kërkonte të dinte hallet e tyre.
Si e përshkruani figurën e Haxhi Baba Ardit Selmanit dhe vazhdimësinë e trashëgimisë së tij shpirtërore?
Baba Ardit Selmani është një pasardhës i denjë i familjes Selmani. Ai ka një kontribut të veçantë në ngritjen dhe rindërtimin e vendeve të shenjta në Gjyshatën e Elbasanit, por edhe në Tepelenë. Ai është këmbëngulës në realizimin e këtyre ndërtimeve dhe në gjurmët e Baba Faikut në trashëgiminë e tij shpirtërore.

Cilat janë disa nga veprat kryesore të Baba Ardit Selmanit në ndërtimin e vendeve të shenjta si teqe, tyrbe apo mekame?
Disa prej veprave që janë ndërtuar nën kujdesin e Baba Ardit Selmanit janë:
Ndërtimi i tyrbes së Baba Isuf Horosanit në fshatin Luftinjë.
Rikonstruksioni i tyrbes në teqen e Madhe të Elbasanit
Ringritja e tyrbes së Baba Sherifit (nga e para)
Rikonstruksioni i teqes Baba Xhemalit Elbasan
Ringritja e tyrbes së Baba Xhemalit në Elbasan
Ndërtimi i tyrbes Baba Rexhepit në Gramsh (teqe e Dushkut)
Ndërtimi i teqes së Gramshit (teqeja e Dushkut)
Ndërtimi i tyrbes në teqen e Koshtanit, tyrbet e Baba Kasos, Baba Ahmet Koshtanit, Baba Muharrem Koshtanit dhe ngritja e murit rrethues, si dhe mjedisi i ngrënies së ushqimit.
Ngritja e tyrbes së Baba Myftarit (Zhapokika nr 1)
Ngritja e tyrbes së Baba Muharremit (Gllavë) etj.
Gjithashtu Haxhi Baba Ardit Veliu ka organizuar veprimtari të ndryshme edhe në bashkëpunim me Universitetin e Elbasanit, profesorë dhe akademikë nga vende të ndryshme si nga Maqedonia dhe Turqia në kujtim të ngjarjeve dhe personaliteteve të ndryshëm bektashian.
Si lindi ideja për të shkruar këtë monografi dhe sa kohë ju mori hulumtimi?
Ideja lindi natyrshëm nga kontaktet e para me figurën e Baba Faikut. Fati që pata ta njihja personalisht më ndihmoi ta kuptoj thellë karakterin dhe shpirtin e tij të ndritshëm. Dy shtysat kryesore ishin miku im i ngushtë, z. Pëllumb Beta dhe djali i Baba Faikut, Haxhi Baba Ardit Selmani, të cilët me dashamirësinë dhe përkushtimin e tyre më mbështetën në çdo hap. Procesi i kërkimit dhe shkrimit zgjati rreth dy vjet, një periudhë gjatë së cilës hulumtova, intervistova familjarë, bashkëkohës, studiues dhe analizova një sërë dokumentesh historike dhe fetare.
Cilat kanë qenë burimet kryesore të dokumentimit për jetën e Baba Faikut?
Burimet kanë qenë të shumëllojshme. Para së gjithash, vetë revistat e komunitetit bektashi si “Urtësia” dhe “Zëri i Teqesë”, ku janë botuar shkrime të tij dhe për të. Një ndihmesë e jashtëzakonshme ishte koleksioni i dorëshkrimeve dhe shënimeve personale të Baba Faikut që ndodheshin në arkivën familjare. Po kështu, kujtimet e djalit të tij, të afërmve dhe myhibëve të shumtë që e kanë njohur nga afër. Bashkëbisedimet me bashkëkohësit dhe ndjekësit e tij më dhanë pamjen më autentike të njeriut dhe klerikut Faik Selmani.
Si e përshkruani figurën shpirtërore të Baba Faik Selmanit për ata që nuk e njohin?
Ashtu siç e shpreh edhe titulli i librit, “Baba Faiku, emblemë e urtësisë bektashiane”, ai përfaqëson një përkufizim të gjallë të asaj çfarë do të thotë të jesh bektashi i urtë, i përulur, i drejtë dhe mbi të gjitha, i lidhur ngushtësisht me hallet dhe shpresat e njerëzve. Ishte një udhëheqës shpirtëror që nuk predikonte nga lart, por qëndronte pranë njerëzve si një baba i mirë. Në çdo fjalë të tij ndjeje dashurinë për Zotin dhe për njeriun.
Në ç’mënyrë monografia dritëson shpirtin dhe filozofinë bektashiane
Në libër pasqyrohet qartë filozofia bektashiane e dashurisë, paqes, barazisë dhe sakrificës për të tjerët. Rrëfimi i jetës së Baba Faikut bëhet një dritare për të parë sesi bektashizmi i vërtetë nuk është thjesht ritual fetar, por një mënyrë jetese që buron nga urtësia dhe dashuria. Gjithashtu, monografia ndriçon historikun e teqeve në Tepelenë dhe përtej, rolin e tyre në arsimin, çështjen kombëtare dhe në formimin moral të brezave.
Çfarë rëndësie ka historia e bektashizmit në zonën e Tepelenës sipas librit tuaj?
Tepelena, krahas Skraparit, është një nga djepet historike të bektashizmit shqiptar. Misionarët bektashianë që erdhën nga Janina në vitet 1820-1830, si Baba Isuf Horosani, sollën një dritë të re shpirtërore dhe kulturore. Ata themeluan teqe, hapën shkolla dhe mbollën frymën e përparimit dhe emancipimit. Bektashizmi në Tepelenë nuk ishte thjesht besim, ishte një lëvizje për ndriçimin e mendjes dhe shpirtit.
Çfarë roli kanë luajtur teqetë e Koshtanit dhe Gllavës në zhvillimin e bektashizmit në jug të Shqipërisë
Teqeja e Koshtanit dhe ajo e Gllavës janë gurë themeli të historisë së bektashizmit shqiptar. Në Koshtan u hap shkolla e parë shqipe në vilajetin e Janinës në 1908 dhe po atë vit u mbajt një kuvend arsimor me pjesëmarrjen e Petro Nini Luarasit. Teqeja e Gllavës nën drejtimin e baballarëve si Baba Ismaili dhe Baba Medini u shndërrua në vatër të patriotizmit. Këto teqe ndikuan në rrënjosjen e një identiteti të thellë shpirtëror e kombëtar dhe kanë lidhje të drejtpërdrejtë me formimin e Baba Faikut.

Cilat janë lidhjet shpirtërore dhe historike mes Baba Faikut dhe Baba Isuf Horosanit?
Baba Isufi ka qenë një figurë legjendare në rrënjët e familjes së Baba Faikut. Ai u vendos në shtëpinë e Selman Çaushit, stërgjyshi i Baba Faikut dhe aty mbolli farën e bektashizmit që do të përçohej brez pas brezi. Ai e zgjodhi vetë vendin ku do të prehej përjetë dhe nuk pranoi të zhvendosej në teqe. Lidhja me Baba Isufin ishte për Baba Faikun një orientim shpirtëror, një frymëzim i hershëm që e udhëhoqi gjithë jetën.
Si e përjetoi Baba Faiku periudhën e represionit të besimeve fetare në vitin 1967?
Ishte një periudhë tejet e dhimbshme për të. I kishte hyrë rrugës së shenjtërimit qysh në fëmijëri, por regjimi ia ndërpreu dhunshëm këtë rrugëtim. Pavarësisht se iu mohua e drejta të vishte rrobat e dervishit, ai nuk hoqi dorë nga besimi. E kaloi me shumë vuajtje kohën kur iu kërkua të punonte në kooperativë, por qëndroi i lidhur fort me Zotin dhe idealin bektashian. Ai gjeti mbështetje te figura të tilla si Baba Muharrem Gllava e më pas Baba Sherif Canametaj, të cilët e ndihmuan të rikthehej fuqishëm në rrugën shpirtërore.
Cilat janë disa nga momentet më të vështira shpirtërore që përshkruhen në libër?
Momenti më i rëndë ishte kur iu tha nga autoritetet bektashiane të kohës në 1964 që nuk mund të bëhej dervish. Ky lajm e goditi shpirtërisht dhe për një kohë ai u tërhoq, u mbyll në vetvete. Megjithatë, asnjëherë nuk hoqi dorë nga besimi. Një tjetër moment ishte kur panë se po shembeshin teqetë dhe po ndalohej çdo shfaqje e fesë.
Në ç’mënyrë misioni i Baba Faikut vijon edhe sot?
Misioni i Baba Faikut vazhdon të jetojë në zemrat dhe mendjet e të gjithë atyre që e njohën apo e kanë dëgjuar përmes veprës së tij. Ai la pas një trashëgimi të fortë shpirtërore që nuk mbaron me ndarjen nga jeta. Udhëzimet e tij, mënyra sesi i edukonte myhibët, urtësia që e karakterizonte në çdo veprim, janë bërë udhërrëfyes për brezat e rinj të bektashinjve. Sidomos, vepra e tij shërben si bazë frymëzimi për klerikët e rinj, për t’i qëndruar besnik misionit të shërbimit, edukimit dhe dashurisë për Zotin e për njeriun. Kjo ndjeshmëri ndaj nevojave të shpirtit njerëzor dhe e kujdesit për tjetrin është ajo që e bën misionin e tij të pavdekshëm.
Si e përshkruani figurën e Haxhi Baba Ardit Selmanit dhe vazhdimësinë e trashëgimisë së tij shpirtërore?
Haxhi Baba Ardit Selmani është shembull i denjë i trashëgimisë shpirtërore të familjes Selmani. Ai nuk është thjesht djali i Baba Faikut, por një vazhdues i vlerave që kjo familje ka mbartur për shumë breza. Në personalitetin e tij përfaqësohet qartësisht përkushtimi i thellë ndaj shërbimit fetar dhe komunitetit. Ai është i vendosur, këmbëngulës dhe me një sens të fortë detyre. Ka ditur të mbajë gjallë misionin e të atit jo vetëm në mënyrë shpirtërore, por edhe praktike, përmes ndërtimit dhe rigjallërimit të vendeve të shenjta në Gjyshatën e Elbasanit dhe më gjerë. Prania e tij në jetën fetare shqiptare është një garanci për vazhdimësinë e bektashizmit të pastër dhe të rrënjosur në traditë.
Cilat janë disa nga veprat kryesore të Baba Ardit Selmanit në ndërtimin e vendeve të shenjta si teqe, tyrbe apo mekame?
Kontributet e Baba Ardit Selmanit në ndërtimin e infrastrukturës shpirtërore të bektashizmit janë të mëdha. Disa nga veprat e rëndësishme që kanë marrë jetë nën kujdesin dhe drejtimin e tij përfshijnë:
• Ndërtimin e tyrbes së Baba Isuf Horosanit në Luftinjë, aty ku ndodhet edhe lidhja e hershme e bektashizmit me familjen Selmani.
• Rikonstruksioni i tyrbes në Teqenë e Madhe të Elbasanit.
• Ringritja e tyrbes së Baba Sherifit nga themelet, duke i kthyer asaj rëndësinë që meriton.
• Rikonstruksioni i Teqesë së Baba Xhemalit dhe tyrbes së tij në Elbasan.
• Ndërtimi i tyrbes së Baba Rexhepit në Gramsh dhe rindërtimi i plotë i Teqesë së Dushkut.
• Ndërtimi i kompleksit të tyrbes në Teqenë e Koshtanit, përfshirë tyrbet e Baba Kasos, Baba Ahmetit dhe Baba Muharremit, bashkë me ndërtimin e murit rrethues dhe mjediseve ndihmëse.
• Ngritja e tyrbeve të Baba Myftarit në Zhapokikë dhe Baba Muharremit në Gllavë.
Gjithashtu, Baba Arditi ka organizuar veprimtari akademike dhe fetare, përfshirë konferenca në bashkëpunim me Universitetin e Elbasanit dhe institucione nga Maqedonia dhe Turqia, duke rritur ndërgjegjësimin për trashëgiminë bektashiane.

Cilat kanë qenë kontributet më të mëdha të Baba Faik Selmanit në Gjyshatën e Elbasanit?
Kontributi i Baba Faikut në Gjyshatën e Elbasanit është shumëplanësh. Ai nuk ishte vetëm drejtues shpirtëror, por edhe organizator, edukator dhe një figurë qendrore në bashkimin e komunitetit. Në një kohë kur besimi ishte i dobësuar, ai arriti të rigjallërojë frymën fetare dhe të rivendosë autoritetin shpirtëror të Gjyshatës. Ai u përpoq me përkushtim për restaurimin e teqeve, për edukimin e myhibëve dhe për kultivimin e besimit të pastër bektashian. Ishte gjithmonë pranë njerëzve, i hapur ndaj çdo njeriu, pavarësisht statusit apo moshës. Mbi të gjitha, ai arriti të krijojë një brez të ri ndjekësish dhe klerikësh që sot mbajnë gjallë vlerat e kësaj tradite.
Çfarë simbolike kishte zgjedhja që promovimi i librit të bëhej në një ditë të shenjtë për bektashizmin dhe në vendlindjen e Baba Faikut?
Zgjedhja për të promovuar librin në Luftinjë, në ditën e shenjtë të 20 gushtit, nuk ishte rastësi, por një akt me simbolikë të thellë. Është data e lindjes së Baba Faikut, një ditë që për komunitetin bektashi dhe familjen Selmani ka një domethënie të veçantë. Ishte një mënyrë për ta nderuar atje ku gjithçka kishte nisur. Vendosja e shtatores dhe promovimi i librit aty është edhe një rikthim në rrënjë, një përulje para burimit të shpirtit të tij dhe një kujtesë kolektive për brezat që vijnë.
Si u prit libri nga komuniteti bektashi dhe lexuesit në përgjithësi?
Edhe pse kanë kaluar vetëm pak javë nga botimi i librit, jehona ka qenë shumë pozitive. Nga komuniteti bektashi janë marrë mesazhe mirënjohjeje dhe vlerësimi për mënyrën se si është trajtuar figura e Baba Faikut. Një pjesë e mirë e lexuesve më kanë kontaktuar personalisht për të ndarë ndjesitë e tyre pas leximit. Ata e kanë ndjerë librin si një udhëtim shpirtëror, një pasqyrë të vërtetë të shpirtit bektashian. Mendoj se me kalimin e kohës, sidomos në aktivitete si përvjetorët e tij, ky libër do të marrë edhe më shumë vëmendje akademike dhe publike.

Sa e rëndësishme ishte edhe përurimi i shtatores së Baba Faikut në të njëjtën ditë?
Përurimi i shtatores ishte një tjetër akt simbolik me vlerë të jashtëzakonshme. Ishte dëshirë e posaçme e Baba Arditit dhe një nderim i merituar për Baba Faikun. Përgjatë gjithë jetës ai nuk kërkoi asnjë titull, asnjë lavdi, por përkushtimi i tij e bëri të pavdekshëm në zemrat e njerëzve. Shtatorja në vendlindje është një kujtim i përhershëm për bashkëfshatarët, një shembull për të rinjtë dhe një simbol i dashurisë që një bir i atij fshati i dha të gjithë Shqipërisë.
Si ishte bashkëpunimi me redaktorin Bardhosh Gaçe në realizimin e këtij botimi?
Profesor Bardhosh Gaçe është jo vetëm një mik i afërt, por edhe një bashkëpunëtor i palodhur në rrugën time botuese. Ai ka redaktuar më shumë se 10 libra të mi, duke i dhënë gjithnjë profesionalizëm dhe thellësi. Edhe pse kishte vështirësi shëndetësore gjatë periudhës së punës për këtë libër, ai e lexoi dhe rilexoi dorëshkrimin me përkushtim. Vërejtjet e tij ishin të sakta, të kujdesshme, të ndjeshme ndaj kontekstit fetar dhe historik. Parathënia që ai shkroi është një analizë e shkëlqyer.

Çfarë rëndësie pati mbështetja financiare nga z. Pëllumb Beta në botimin e kësaj vepre?
Mbështetja e z. Pëllumb Beta nuk ishte thjesht financiare, por një akt besimi dhe dashurie për figurën e Baba Faikut dhe për trashëgiminë bektashiane në përgjithësi. Z. Beta është një biznesmen i suksesshëm, por mbi të gjitha një njeri me një shpirt të madh e një ndjeshmëri të thellë ndaj historisë, kulturës dhe fesë. Ai e kupton rëndësinë që ka dokumentimi i figurave të shquara për trashëgiminë shpirtërore dhe kombëtare. Falë mbështetjes së tij, libri jo vetëm që u realizua me cilësi të lartë, por arriti edhe te lexuesi në mënyrë dinjitoze. Nëse sot kemi një botim të denjë për jetën dhe veprën e Baba Faikut, kjo i detyrohet në pjesë të madhe edhe kontributit të tij. Ai nuk është vetëm një mbështetës, por një bashkëpunëtor i heshtur, i palodhur dhe i sinqertë për kauzën e shpirtit shqiptar.
Cili është mesazhi që dëshironi të përcillni përmes kësaj monografie
Monografia për Baba Faikun përçon shumë më tepër sesa një rrëfim biografik. Ajo është një thirrje për të mos harruar rrënjët tona shpirtërore, për të rikthyer vlerat e dashurisë, përulësisë, urtësisë dhe shërbimit ndaj tjetrit. Në një kohë kur materializmi, egoizmi dhe përçarjet po errësojnë shpesh shoqërinë, figura e Baba Faikut del si një dritë e qartë që udhëheq. Ai nuk predikonte me fjalë të mëdha, por me jetën e tij. Ai nuk kërkonte lavdi, por përhapte paqe dhe mirësi. Mesazhi që dua të përcjell është i thjeshtë, por i thellë: jeto me dinjitet, jeto me besim, jeto duke bërë mirë për të tjerët. Kjo është rruga që Baba Faiku ndoqi dhe që secili prej nesh mund të ndjekë në mënyrën e vet.

Si e shihni të ardhmen e bektashizmit në Shqipëri dhe çfarë roli luajnë figura si Baba Faiku në këtë rrugëtim?
E ardhmja e bektashizmit në Shqipëri është një sfidë e ndërlikuar, por edhe një mundësi. Nga njëra anë kemi trashëgiminë e jashtëzakonshme që ky besim ka lënë ndër shekuj, vlera, figura të mëdha, kontribut në arsim, kulturë, komb. Nga ana tjetër, sfidat e sotme janë reale: mungesa e unitetit të brendshëm, mosmarrëveshje administrative, vështirësi në edukimin e brezit të ri fetar. Figura si Baba Faiku janë thelbësore për këtë rrugëtim. Ato janë ura që lidhin të kaluarën me të ardhmen, janë modele të besimit të pastër, të përkushtimit pa kushte dhe të humanizmit që nuk shteron. Për bektashizmin të mbijetojë dhe të lulëzojë, duhet të rikthehet te thelbi i tij, urtësia, dashuria për njeriun, harmonia me Zotin. Dhe për këtë, ne kemi nevojë për udhërrëfyes si Baba Faiku, jo vetëm në histori, por edhe në jetën e përditshme.
albaniaexpress.al

