Një person ka humbur jetën pas të shtënave me armë zjarri në Memaliaj.
Deri më tani është identifikuar viktima, i cili quhet Endri Goxhaj. Ndërkohë i plagosur rëndë është Dario Nela.
Të shtënat me armë ndodhën pas një sherri mes disa personave në qendër të qytetit.
Ata fillimisht janë konfliktuar fizikisht e më pas gjendja ka agravuar deri në përdorimin armëve.
Njoftimi i Policisë
Memaliaj/Informacion paraprak
Rreth orës 20:50, në Memaliaj, dyshohet se pas një konflikti, shtetasi D. N., 29 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. G., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.
I plagosur, në rrethana ende të paqarta, ka mbetur edhe vëllai i autorit të dyshuar, shtetasi D. N., 25 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar, pas ngjarjes, është larguar me automjet.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

