Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, firmosi në Tiranë marrëveshjen për zbatimin e projektit EU4FoodSafety, së bashku me ambasadorin e Gjermanisë në Shqipëri

TIRANË, 21 prill 2026/Albania Express News/ Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, firmosi në Tiranë marrëveshjen për zbatimin e projektit EU4FoodSafety, së bashku me ambasadorin e Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner, duke shënuar një hap të rëndësishëm në forcimin e partneritetit ndërinstitucional dhe afrimin me standardet europiane.

Projekti, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Europian dhe Qeveria Gjermane, synon të kontribuojë në rritjen e sigurisë ushqimore, mbrojtjen e konsumatorit dhe përmirësimin e standardeve në sektorin agroushqimor shqiptar.

Gjatë ceremonisë, Ministri Salla theksoi rëndësinë e këtij projekti në procesin e integrimit europian.

“Ky projekt përfaqëson një gur kilometrik në forcimin e sistemit të sigurisë ushqimore dhe në përafrimin e standardeve tona me ato të Bashkimit Europian,” u shpreh ai.

Ai nënvizoi se përmes financimit dhe ekspertizës që sjell ky projekt, Shqipëria synon të avancojë në përmbushjen e kërkesave të kapitujve 11, 12 dhe 13, që mbulojnë bujqësinë, sigurinë ushqimore dhe peshkimin.

“Synimi ynë është ndërtimi i një sistemi modern të sigurisë ushqimore, më konkurrues dhe më të besueshëm, që i shërben konsumatorit dhe rrit potencialin e produkteve shqiptare në tregjet europiane,” theksoi Salla.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Aksident fatal pranë Thumanës, një i vdekur dhe dy të plagosur këtë pasdite në superstradën Fushë Krujë-Milot

Një aksident fatal është shënuar këtë pasdite në superstradën...

FSHF gjobit AF Elbasanin dhe Vllazninë për sjellje të gabuar të tifozëve

TIRANË, 24 prill 2026 /Albania Express News/ Komisioni i...