Mbi 3,500 forca policie ishin të pranishëm në stadium për derbin, por tensioni me tifozët ishte i lartë. Lojtarët hodhën shishe në tribunë për t’u ofruar ujë tifozëve.
Kaosi shpërtheu në derbin e madh të Paraguait midis Olimpia-s dhe Cerro Porteño-s, duke detyruar ndërprerjen e ndeshjes. Sfida, e cila ishte pa gola deri në minutën e 30-të të pjesës së parë, u ndërpre kur gjyqtari Juan Gabriel Benitez dha urdhrin për ndalimin e lojës për shkak të dhunës që shpërtheu në tribunën veriore midis tifozëve të Cerro-s dhe policisë. Forcat e rendit ndërhynë në zonën ku ndodhej një grup tifozësh, duke përdorur plumba gome dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë personat e përfshirë në trazira.
Një inspektor i Policisë Kombëtare të Paraguait deklaroi për shtypin vendas: “Ka të lënduar, si nga radhët e oficerëve të policisë, ashtu edhe nga tifozët e Cerro-s”, pa specifikuar numrin e saktë të tyre.

