GJKKO thirri kryeministrin si dëshmitar/ “Përballja e shekullit”, Berisha-Ramës: Bëhu burrë dhe eja në gjyq

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pasi u paraqit në SPAK për zbatimin e masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’, dha një prononcim për mediat.

Ai komentoi gjyqin në GJKKO për çështjen “Partizani”, ku dëshmitar do të jetë dhe kryeministri Edi Rama, duke e quajtur ‘përballja e shekullit.
“Tani, a do ballafaqohet ai me mua, nuk ka ku të shkojë. Sepse paraqitja në gjykatë si dëshmitar është absolutisht i detyrueshëm dhe shih kodin çfarë thotë. Natyrisht, ai do përpiqet dhe ka filluar që tani ka krijuar një këshill aty në, ka krijuar një këshill mashtruesish në Kryeministri se si ta kapërcejë këtë, por nuk e kapërcen dot dhe ajo do jetë, do jetë përballja e shekullit.

Aty do u tregoj shqiptarëve unë të gjithë korrupsionin e Edi Ramës dhe çfarë qenie të ligë përfaqëson ky njeri. Prandaj i them, bëhu burrë edhe hajde në sallë të gjyqit. Përndryshe, në qoftë se nuk ta mban, urdhëro të zgjidhni studio televizive, jam gati në debat, dhe atëherë të konsideroj tërheqjen e kërkesës për të dëshmitar, përndryshe absolutisht jo, do vijë dëshmitar në sallën e gjyqit.
Do vijë si një delinkuent. E di, vjen si i dënuar. Faktikisht, parashkrimi është parashkrim, por vepra penale thotë aty ka kryer vepër penale thotë gjykatësi.”, u shpreh Berisha.
Po ashtu ai u pyet nga gazetarët nëse është gati të përballet me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla në gjyq për çështjen “Partizani”, pasi ky i fundit do të thirret si dëshmitar. “Taulant Balla është autori i trillimit sipas të cilit Berisha i ka dhënë tokë të shpronësuar dhëndrit të tij. Toka ka qenë e familjes Begeja dhe familjeve të tjera. Faktohet se ajo tokë nuk është shpronësuar kurrë. Shpifja e paskrupullt e Ballës është ndër më të ulëtat dhe ajo po ndiqet. Unë kam avokatët që, nëse gjykatësi apo avokati do të kërkojë që të jem aty, unë do ta zbatoj”, tha ai.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

BE-ja bën “paqe” me Hungarinë, Komisioni Europian flet për bisedime jashtëzakonisht konstruktive me “qeverinë e re”

BE-ja i vlerëson si “jashtëzakonisht konstruktive” bisedimet me atë...

Paditi Alesia Balliun për “shpifje”, gjykata nxjerr bllof dhe rrëzon deputetin Himçi!

Gjykata e Shkallës Parë Juridiksioni i Përgjithshëm Tiranë ka...

In memoriam Esat Kryeziu, kampioni i hedhjes së shtizës që ngriti lart emrin e Durrësit

Nga Bujar Qesja Një qytet në heshtje, një emër në...