Kategoria e Dytë, Oriku shpallet kampion në Grupin B, ngjitet në Kategorinë e Parë

Oriku është skuadra kampione e Grupit B në Kategorinë e Dytë një sukses ky që erdhi pas fitores në javën e fundit ndaj Butrintit me rezultatin e pastër 3-0.

Protagonisti absolut i kësaj ndeshjeje u bë pikërisht portieri i Orikut, Bunkhov që jo vetëm ushtroi për mrekulli rolin e tij duke pritur një 11 metërsh të akorduar në favor të skuadrës sarandiote, por u bë edhe goleador.
Në fakt Bunkhoev shënoi dy gola me penallti, ndërkohë që goli i tretë u shënua nga Mirani. Në krahun tjetër Butrinti për 30 minuta luajti në inferioritet numerik pasi Mounde u ndëshkua me karton të kuq.

Kështu kjo ndeshje u mbyll 3-0 për Orikun që e mbylli sezonin e rregullt në Kategorinë e Dytë si fitues i Grupit B duke u ngjitur direkt në Kategorinë e Parë, ndërsa Burtrinti ka edhe një shans në këtë pikë pasi do të luajë në fazën e playoffit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Tirana–AF Elbasani, supersfida e javës së pestë në “Selman Stërmasi”, publikohen formacionet zyrtare

TIRANË, 20 shtator 2026 /Albania Express News/ – Tirana...

Rama: “Paketa e Maleve”, mënyra më e mirë për zgjerimin e agroturizmeve

TIRANË ,20 shtator 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...

Mbështetje edhe nga politika dhe institucionet vendore për Sopotin , Balla ,Mazniku , Salla ,Disha , Muzhaqi e Komici zbresin...

LIBRAZHD ,20 shtator 2026 /Albania Express News/-Atmosfera sportive në...