Masakër në Luiziana të SHBA-së, tetë fëmijë vriten me armë, dyshohet për konflikt familjar

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Luizianën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku tetë fëmijë janë vrarë me armë zjarri në qytetin Shreveport.

Sipas policisë lokale, ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 me orën lokale, kur një person i armatosur ka qëlluar 10 persona. Mes viktimave janë edhe fëmijë të moshës nga 1 deri në 14 vjeç.
Autoritetet e cilësojnë incidentin si një “konflikt familjar” dhe bëjnë të ditur se disa nga fëmijët e vrarë dyshohet se kanë qenë të afërm të autorit.

Pas sulmit, forcat e policisë e kanë ndjekur autorin, i cili është vrarë gjatë përballjes me efektivët teksa po përpiqej të largohej.
Autoritetet nuk kanë bërë ende publik identitetin e autorit apo të viktimave, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht motivet e kësaj tragjedie që ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nga gjysmëfinalet në finalen e madhe, Elbasani njeh dy shkollat që garojnë për titullin kampion të debatit 2026

ELBASAN  , 13 nëntor 2026/Albania Express News/- Gara mes...

Shqipëria publikon formacionin ndaj Finlandës, kuqezinjtë synojnë fitoren në sfidën vendimtare të Ligës së Kombeve

Berisha rikthehet mes shtyllave, ndërsa Qazim Laçi është sërish...

Tifozët besojnë te kuqezinjtë, 65% votojnë për fitoren e Shqipërisë ndaj Finlandës në sondazhin e UEFA-s

TIRANË , 12 nëntor 2026/Albania Express News/-Pak orë para...