Edi Rama, takim zyrtar sot në Romë me Melonin

TIRANË, 15 prill/Albania Express News/ Kryeministri Edi Rama, do të zhvillojë sot një takim zyrtar në Romë me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, në ambientet e Pallatit Chigi.

Takimi i cili është bërë publik në faqen e Kryeministrisë së Italisë është planifikuar të mbahet në orën 15:00 dhe pritet të fokusohet në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe Shqipëri-Itali.

Ky takim mes dy kryeministrave, vjen pas samitit të parë ndërqeveritare Itali-Shqipëri që u mbajt në Romë në nëntor të vitit 2025 ku u nënshkruan 16 marrëveshje bashkëpunimi.

Dokumentet e firmosura mbulojnë sektorë kyç si mbrojtja dhe siguria ku spikasin furnizimi me pajisje, teknologji dhe ndërtimi i infrastrukturës detare për anijet në Shqipëri.

Po ashtu, u dakordësua zgjerimi i bashkëpunimit për projektin e interkonektorit nënujor për energjinë e renovueshme.

Takimi pati dakordësi edhe mbi menaxhimin e flukseve emigratore, në shëndetësi dhe arsim

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Rama jepe dorëheqjen”-Dita e 55 e rezistencës qytetare/ Protestuesit rikthehen në sheshin “Skënderbej”

TIRANË ,24 korrik 2026/Albania Express News/-Rezistenca qytetare hyn sot...

Luçiano Boçi: 10 arsye pse Prrenjasi nuk duhet të bashkohet me Librazhdin

Nga Luçiano Boçi: 10 arsye pse Prrenjasi nuk duhet të...

Rëndohet bilanci i viktimave nga krimi në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri

ROSKOVEC ,24 korrik 2026/Albania Express News/-Bilanci i viktimave nga...