Ujitja e garantuar dhe përvoja e fermerëve rrisin prodhimin e pjeshkëve në Peqin

Nga viti në vit, prodhimi i pjeshkëve në Bashkinë Peqin ka njohur rritje të ndjeshme, falë përvojës së çmuar të fermerëve dhe asistencës së specialistëve të bujqësisë. Peqini është i njohur prej kohësh për kultivimin e pjeshkëve dhe pemëve të tjera frutore, duke u shndërruar në një ndër zonat më të rëndësishme frutore të vendit.

Një rol vendimtar në këtë sukses ka pasur puna e bashkisë për pastrimin dhe mirëmbajtjen e kanaleve kulluese, çka ka siguruar ujë të mjaftueshëm për vaditje. Ky investim ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e prodhimit dhe cilësisë së frutave.

Falë këtyre përpjekjeve, prodhimi i pjeshkëve dhe frutave të tjera të zonës jo vetëm që furnizon tregun vendas, por tashmë konkurron me sukses edhe në tregun ndërkombëtar, duke promovuar emrin e Peqinit si një qendër të rëndësishme të bujqësisë moderne shqiptare.

albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Solidaritet dhe humanizëm, Shoqata Rajonale e Futbollit Elbasan ndihmon fëmijët talasemikë

Shoqata Rajonale e Futbollit Elbasan ka zhvilluar edhe këtë...

Miratohet me 100 vota pakti i ri mes PS e PD për rregulloren e Kuvendit, voton kundër vetëm Redi Muçi i Lëvizjes Bashkë

TIRANË,21 maj 2026/Albania Express News/Seanca maratonë e së enjtes...

Mbyllet etapa e tretë e Turit të 83-të Çiklistik të Shqipërisë

TIRANË, 21 maj 2026 /Albania Express News/ Etapa e...