Shkodër–Lezhë / Policia e Shtetit me aksion të gjerë: Hita jep porosi të forta për luftën ndaj paligjshmërisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka vijuar takimet prezantuese me drejtuesit e strukturave vendore në Shkodër dhe Lezhë, ku ka dhënë porosi të prera për rritjen e efikasitetit në luftën kundër krimit dhe forcimin e rendit publik.

Gjatë takimeve me drejtuesit e DVP Shkodër, DVP Lezhë, si dhe strukturat e Kufirit dhe Migracionit, Hita kërkoi punë parandaluese të thelluar, hetime cilësore dhe bashkëpunim të ngushtë me agjencitë ligjzbatuese, duke theksuar se prioritet mbetet goditja e grupeve kriminale dhe parandalimi i kultivimit të lëndëve narkotike.

Ai nënvizoi se është e papranueshme që në disa zona problematike të përsëriten çdo vit të njëjtat fenomene kriminale, duke kërkuar analizë të detajuar të çdo informacioni dhe përgjegjësi maksimale në terren për identifikimin e organizatorëve dhe financuesve të veprimtarive të paligjshme.

Në fokus të detyrave të reja janë gjithashtu:

  • goditja e armëmbajtjes pa leje
  • kapja e personave në kërkim
  • parandalimi dhe zbardhja e ngjarjeve kriminale
  • kontrolli i ndërtimeve pa leje dhe aktiviteteve të paligjshme ekonomike
  • forcimi i sigurisë në shkolla dhe në rrugë

Drejtori i Përgjithshëm paralajmëroi se nuk do të tolerohet asnjë shkelje e ligjit, duke theksuar se masat do të jenë të njëjta për çdo strukturë që rezulton me shkelje apo abuzime në detyrë.

Në vijim, ai njoftoi edhe nisjen e një operacioni kombëtar për lirimin e akseve rrugore, duke kërkuar angazhim të plotë të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me ARRSH-në, si dhe ndëshkime administrative dhe penale për çdo shkelës që ka zaptuar hapësirat publike.

Policia e Shtetit thekson se këto masa synojnë rritjen e sigurisë publike, përmirësimin e rendit dhe forcimin e kontrollit në territor.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Një foto, një epokë/ Ja sa vjeç ishin yjet e Spanjës kur debutoi Messi, dy prej tyre nuk kishin lindur ende…

BOTËRORI 2026 ,17 korrik 2026/Albania Express News/-Kur Lionel Messi...

Botërori 2026, Spanjë-Argjentinë është një finale për super të pasurit

BOTËRORI 2026 ,17 korrik 2026/Albania Express News/-Të dielën e...