TIRANË, 12 prill/Albania Express News/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha uroi besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Pashkës ortodokse.
Në mesazhin e tij, Berisha përcolli urime për të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë, duke theksuar simbolikën shpirtërore të festës.
“Besimtarët ortodoksë shqiptarë festojnë sot Pashkët, Ngjalljen e Krishtit Mbret, Hyjit të përjetshëm dhe burrit që me mësimet e tij formësoi moralin e qytetërimit perëndimor. Pashkët frymëzojnë te besimtarët e Zotit shpresë, besim, paqe dhe përjetësi”, shprehet Berisha.
Ai shtoi se kjo festë duhet të jetë një moment reflektimi dhe bashkimi shpirtëror.
“Duke ju uruar nga zemra të gjithë besimtarëve ortodoksë Pashkët, Ngjalljen e Krishtit, le të lutemi bashkërisht që Pashkët e tjera t’i festojmë më mirë. Gëzuar!”, u shpreh ai.

