Ivanka Trump ka mbërritur serish mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlores. Sipas informacioneve, ajo ka qëndruar gjatë natës në vilat qeveritare ne Vlore.
Burime bëjnë me dije se gjatë ditës së sotme, Ivanka Trump pritet të udhëtojë drejt Dhërmiut ku ndodhet edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Mësohet se rreth orës 11:00 pritet një takim mes tyre në vilat qeveritare në Dhërmi, i cili do të pasohet nga një drekë e përbashkët.
Deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar lidhur me mbërritjen e Ivanka Trump apo zhvillimin e këtij takimi.

