Presidenti Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranisë së Zotit dhe ndriçoftë jetën tuaj me besim, shpresë e gëzim

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, përcolli sot një urim me rastin e Pashkës Ortodokse për të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë duke e shoqëruar mesazhin e tij me pamje nga ceremonia e zhvilluar mbrëmjen e kaluar në Kishën e Shën Kollit në Voskopojë.

Në mesazhin e tij, Kreu i Shtetit uron për më shumë dritë në jetën e besimtarëve duke u nisur nga simbolika e dritës së ngjalljes së Krishtit dhe shpërndarjes së saj.
Presidenti Begaj uron që kjo festë e shenjtë të sjellë paqe, dashuri dhe bekime për të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë, duke nënvizuar vlerën e besimit dhe shpresës që kjo dritë përfaqëson.

 

“Me këtë pamje nga mrekullia e dritës që ndezi mbrëmë zemrat e besimtarëve ju uroj Gëzuar Pashkën të dashur besimtarë ortodoksë shqiptarë! U përhaptë kudo dritë e pranisë së Zotit dhe ndriçoftë jetën tuaj me besim, shpresë e gëzim!”

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Pas incidentit të dhunshëm në Zvërnec, hiqet teli me gjemba nga rrethimi i kantierit

ZVËRNEC-VLORË,31 maj 2026/Albania Express News/Teli me gjemba i cili...

Të shtëna me armë në zonën e Ali Demit në Tiranë, një i arrestuar

TIRANË,31 maj 2026/Albania Express News/Të shtëna me armë janë...