Baftjar Levenaj, poeti i vargjeve spontane që lindin nga zemra

Letërsia shpesh lind në mënyrat më të papritura, duke u shfaqur si një zë i brendshëm që kërkon të dëgjohet. Për disa, ajo nis si një detyrë e thjeshtë shkolle, por më pas shndërrohet në një pasion të pandashëm. Kështu ka ndodhur edhe me Baftjar Levenajn, një poet që e ka kthyer ndjeshmërinë dhe përjetimet e tij në vargje që prekin shpirtin.

Poeti nga Saranda, por prej vitesh i vendosur në Kosovë, sjell në poezitë e tij një përzierje emocionesh të sinqerta dhe reflektime nga jeta e përditshme. Krijimtaria e tij është vlerësuar edhe me disa çmime letrare, duke dëshmuar përkushtimin dhe talentin e tij në poezi. Në këtë intervistë për “Albaniaexpress.al” ai rrëfen për fillesat, mënyrën si krijon dhe ëndrrat që e shoqërojnë në rrugëtimin e tij artistik.

Si ka nisur rrugëtimi juaj në poezi?

Rrugëtimi im në poezi ka nisur që në shkollë. Mësuesja e letërsisë na dha një temë për ese dhe aty zbuloi që kisha talent në të shkruar. Pikërisht në atë moment lindi edhe dëshira ime për poezinë, një dëshirë që vazhdon të më shoqërojë edhe sot e kësaj dite. Herë pas here shkruaj edhë në prozë, por dashuria për poezinë është më e madhe.

Si do ta përshkruanit veten si poet: spontan apo i menduar gjatë?

Do ta përshkruaja veten si spontan. Nuk mendohem gjatë për të shkruar një poezi. Në momentin që më vjen një shkëndijë frymëzimi, ulem dhe shkruaj menjëherë.

Cilat janë temat që ju tërheqin më shumë?

Temat e dashurisë më tërheqin më shumë. Ato janë burimi im kryesor i frymëzimit dhe pjesa më e madhe e poezive të mia i përkasin kësaj natyre. Megjithatë, edhe temat që burojnë nga përditshmëria jonë kanë vend të rëndësishëm në krijimtarinë time.

Çfarë ju frymëzon më shumë gjatë procesit të shkrimit?

Frymëzimi im vjen kryesisht nga ndjenjat dhe përjetimet personale, por edhe nga njerëzit që më rrethojnë dhe situatat e jetës së përditshme. Ndonjëherë mjafton një moment i vogël, një kujtim apo një ndjesi për të nisur një poezi të re.

A keni plane për të botuar një përmbledhje poetike?

Po, është një plan që e kam prej kohësh. Megjithatë, nuk është diçka që e kam me ngut. Dëshira për të pasur një botim timin me poezi është e vjetër dhe, me ndihmën e Zotit, besoj se një ditë do ta realizoj edhe këtë synim.

Nuk jam princi i poezisë, por jam poeti i dashurisë 

Më jep një dhimbje që ta ketë ngjyrën si deti blu,

që unë të bëhem poet i syve të tu.

Çfarë të them në këtë natë të errët,

kur po pres hënën të dalë për sytë e tu të bukur,

malli shumë më ka marrë.

Pse më bën të vuaj,

kur unë vdes për ty?

Më ka marrë malli për ata të ëmblit sy.

Për sytë e tu njerëz do të vrisja,

për fjalën “të dua” ngadalë do të vdisja.

Bjeri zemrës time me sa të kesh fuqi,

por kujdes mos vritesh,

se brenda je vetëm ti.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rikthim triumfal: Besëlidhja e Lezhës shpërthen në festë dhe siguron ngjitjen në Kategorinë e Parë!

LEZHË , 11 prill 2021/Albania Express News/Një ditë që...

Drejtori i portit të Sarandës, Admir Malaj :Flukse turistike nga porti i Sarandës, deri tani prenotime nga 28 kroçera

SARANDË, 11 prill/Albasania Express News/ Qyteti bregdetar i Sarandës,...

Përpjekje për të rikthyer lirinë e lundrimit, SHBA nis pastrimin e minave në Ngushticën e Hormuzit

Komanda Qëndrore e SHBA-së (Centcom) ka njoftuar se Shtetet...