Euroja dhe dollari humbin terren ndaj lekut në javën e dytë të prillit

TIRANË, 11 prill /Albania Express News/ Monedhat e huaja kanë humbur terren përgjatë javës 6-11 prill duke regjistruar nënçmim të vlerës së tyre në raport me lekun, në tregun e këmbimit valutor.

Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë monedha europiane është dobësuar lehtë me 0,03 lekë këtë fundjavë. Ajo këmbehej në fillim të javës me 85,80 lekë dhe në fundjavë me 85,77 lekë.

Gjithashtu humbje të terrenit ka shfaqur edhe dollari amerikan që këmbehet sot me 81,88 lekë kundrejt 82,99 lekë që ishte të hënën.

Ndërsa paundi britanik ndërkaq pas një rritjeje të vlerës ditën e martë dhe të mërkurë ka shënuar ditën e premte vlerën 109,96 lekë kundrejt 109, 80 lekë që regjistroi ditën e hënë.

Franga zvicerane ka pësuar një rënie graduale që nga dita e hënë duke u këmbyer sot me 103,59 lekë kundrejt vlerës 103,98 që këmbehej ditën e hënë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“E papranueshme të vazhdohet kështu”, Hita takim me drejtuesit e Shkodrës dhe Lezhës: Luftoni drogën

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita...

Negociatat në Pakistan, Reuters: SHBA-të ranë dakord të lirojnë asetet e ngrira të Teheranit

Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të lirojnë asetet...

Aulona Bylykbashi: Shqipëria po avancon në integrimin europian, çdo pretendim tjetër është i pavërtetë

Gjatë një takimi me qytetarët në kuadër të fushatës...