Izraeli nuk ndikohet nga armëpushimi mes SHBA-së dhe Iranit, Netanyahu: Do e godasim Hezbollahun kudo që të jetë e nevojshme

Kryeministri i Izraeli, Benjamin Netanyahu, ka paralajmëruar se vendi i tij do të vazhdojë sulmet ndaj Hezbollah “kudo që të jetë e nevojshme”, pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit me SHBA-në.

Në një deklaratë publike, Netanyahu theksoi se çdo veprim kundër civilëve izraelitë do të marrë përgjigje të menjëhershme. “Mesazhi ynë është i qartë: kushdo që vepron kundër civilëve izraelitë do të goditet. Ne do të vazhdojmë të godasim Hezbollahun kudo që të jetë e nevojshme, derisa të rikthejmë sigurinë e plotë për banorët e veriut”, u shpreh ai.
Më herët, Izraeli ka bërë të ditur se marrëveshja e armëpushimit nuk përfshin Libanin, ndërsa Irani ka reaguar duke i cilësuar sulmet e vazhdueshme si një “shkelje të rëndë” të marrëveshjes.

Deklaratat e Netanyahut vijnë pasi ushtria izraelite, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF), njoftoi eliminimin e Ali Yusuf Harshi, sekretar dhe nip i liderit të Hezbollahut, Naim Qassem.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Titulli kampion ! Egnatia, Vllaznia dhe AF Elbasani në garë për trofeun dhe mbi 1 milion euro të ardhura

TIRANË,30 maj 2026/Albania Express News/Dy ndeshje kanë mbetur për...

PD mbledh sot Kuvendin Kombëtar, në rendin e ditës zgjedhja e Këshillit Kombëtar dhe ndryshimet statutore. Nis regjistrimi i delegatëve

TIRANË,30 maj 2026/Albania Express News/Partia Demokratike zhvillon sot punimet...

Gjeneralët amerikanë dhe kubanezë takim në bazën e Guantanamos, diskutuan për sigurinë operacionale në rajon

SHBA,30 maj 2026/Albania Express News/Zyrtarë të lartë ushtarakë amerikanë...