Drejtori i Qendrës Kombëtare të Muzeumeve Berat, Miklor Pasku:42% vizitorë më shumë në Berat se një vit më parë, priten flukse për Pashkën Ortodokse

BERAT, 9 prill/Albania Express News/ “E enjtja e madhe” e kremtuar sot nga besimtarët ortodoksë shqiptarë, gjen kulmin në skenën e “Darkës mistike”, e përmendur në shumë tekste edhe si “Darka e fundit”.

Përshkrimi biblik i “Darkës mistike” u soll nga Qendra Kombëtare e Muzeumeve Berat, përmes një ikone të fundshekullit XVIII, e gjetur në kishën “Fjetja e Shën Mërisë”, në fshatin Vokopolë. E ekspozuar në Muzeun Kombëtar Ikonografik “Onufri”, kjo vepër, me autor anonim, ndërthur rrëfimin biblik me elementë të kohës, si tavolina rrethore dhe objektet e saj, duke e sjellë skenën më pranë realitetit të epokës.

Kompozimi shmang simetrinë klasike dhe ndërtohet mbi tension emocional: Gjoni i përkulur në trishtim pranë Krishtit dhe Juda, pa aureolë, që thyen qetësinë e momentit dhe paralajmëron përçarjen.

Çdo ditë e kësaj jave shënon ngjarje të rëndësishme që i paraprijnë Pashkës Ortodokse, ditën e diel (12 prill).

Drejtori i Qendrës Kombëtare të Muzeumeve Berat, Miklor Pasku, tha për ATSH-në se pritshmëritë për vizitorët e muajit prill janë të larta, duke parë shifrat e marsit si dhe të javës së parë të këtij muaji.

“Marsi pati një rritje të vizitueshmërisë me 42% krahasuar me marsin e vitit 2025, ndërkohë që edhe diferencat e rritjes për këtë vit janë shumë premtuese”, tha Miklor Pasku.

Drejtori i Qendrës Muzeore shpjegoi se agjencitë turistike kanë blerë një numër të lartë biletash, duke përfituar edhe nga një çmim më i leverdisshëm kur biletat blihen online. Ky është një tregues i besueshëm për fluksin që pritet të ketë ky muze në ditët në vazhdim.

Pasku tha se, vizitorët janë rritur ndjeshëm, si vendas ashtu edhe te huaj, kjo falë edhe një promovimi të mirë që i është bërë Beratit dhe institucioneve të tij të trashëgimisë.

Këto ditë pritet që Berati të ketë fluks të shtuar turistësh, të interesuar për të parë kremtimin e Pashkës Ortodokse në këtë qytet.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kuvendi i PD miraton ndryshimet në statut, 15% e organeve vijnë nga Diaspora. Neni “Basha” dhe Primaret nuk preken

TIRANË,30 maj 2026/Albania Express News/Partia Demokratike po mban sot...

Putin nis programin gjigant për “zgjatjen e jetës”, 26 miliardë dollarë për kërkime mbi plakjen dhe pavdekësinë

RUSI,30 maj 2026/Albania Express News/Presidenti rus Vladimir Putin ka...

Kroçiera luksoze “Le Boréal” në portin e Sarandës, mbërrijnë 200 turistë

TIRANË, 30 maj 2026/Albania Express News/ Kroçiera luksoze “Le...