Nisin dëgjesat publike për “Territorialen”, Arbjan Mazniku: Fokusi ynë, një proces i shëndetshëm

TIRANË, 7 prill 2026 /Albania Express News/ Nisi zyrtarisht faza e parë e dëgjesave publike për Reformën Administrativo-Territoriale, ku ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo prezantoi në Komisionin e Posaçëm Parlamentar të dhëna sa i takon arritjeve dhe sfidave që solli në një dekadë reforma e vitit 2014.

Raportimi u shoqërua me diskutime nga anëtarët e opozitës, të cilët u fokusuan te numri i ri i bashkive që do të ketë harta e re territoriale, duke e cilësuar reformën aktuale si dështim të qeverisë.

Bashkëkryetari i këtij komisioni, Arbjan Mazniku përpara anëtarëve të opozitës, por edhe ekspertëve ritheksoi edhe një herë rëndësinë e ndërtimit të një procesi të strukturuar dhe transparent, duke vënë në dukje se puna duhet të mbështetet mbi të dhëna konkrete dhe analiza profesionale.

“Le ta lehtësojmë komisionin me të dhëna dhe të ndërtojmë një formë përmes së cilës i marrim këto të dhëna. Grupet e ekspertëve duhet të mblidhen dhe të listojnë tipologjinë e dokumenteve, për t’i marrë të dhënat në mënyrë formale. Secili grup të identifikojë qartë informacionin që kërkon, duke garantuar një proces të hapur dhe të plotë”, u shpreh ai.

Mazniku shtoi se besimi tek rezultati final lidhet drejtpërdrejt me cilësinë e procesit: “Besoj shumë tek procesi. Sa më i shëndetshëm të jetë ai, aq më shumë garanci kemi për një reformë të qëndrueshme dhe funksionale”.

Ministri Demo, prezantoi një analizë të detajuar mbi arritjet dhe problematikat e konstatuara ndër vite, duke theksuar nevojën për një qasje të re që reflekton zhvillimet demografike, ekonomike dhe territoriale të vendit.

Kalendari i punës, i dakordësuar nga të dyja palët, do të pasohet me dëgjesa publike në të gjithë Shqipërinë, duke përfshirë qytetarë, përfaqësues vendorë dhe ekspertë të fushës.

Synimi final ndarjes së re mbetet forcimi i pushtetit vendor, bashki më të afta për të ofruar shërbime dhe për të thithur investime të huaja më efikase, me financa të qëndrueshme dhe shërbime më cilësore për qytetarët, duke ruajtur njëkohësisht identitetin dhe përfaqësimin lokal, si dhe duke garantuar një zhvillim të balancuar në të gjithë territorin.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Spektakël me 6 gola në Rrogozhinë! Egnatia nuk dorëzohet, kualifikimi vendoset në Slloveni

RROGOZHINË ,22 korrik 2026/Albania Express News/-Egnatia ka mbajtur gjallë...

Protestuesit me risi në ditën e 53 të tubimit, valle me maska në shesh teksa kërkojnë qeveri tranzitore

TIRANË ,22 korrik 2026/Albania Express News/-Vallja me maska ishte...

Ferr zjarri në Siçili/ 1000 vatra dhe temperatura ekstreme, zjarrfikësit në betejë me flakët

ITALI ,22 korrik 2026/Albania Express News/-Zjarrfikësit italianë po përballen...

Shifër historike në futboll: Lamine Yamal dhe Erling Haaland vendosin rekordin e ri me 220 milionë euro

BOTA ,22 korrik 2026/Albania Express News/-Platforma e specializuar Transfermarkt...