Ndeshjet e javës së 31-të në Kategorinë Superiore, janë caktuar nga FSHF të luhen të ndara mes të shtunës, të dielës dhe të hënës së ardhshme, për shkak se në mesjavë janë dy ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.
Sipas planit të FSHF, ndeshja që hap javën do të jetë ajo e të shtunës mes Flamurtarit dhe Vorës, një duel direkt mes dy ekipesh që luftojnë për mbijetesën në Superiore.
Të dielën luhen dy duele po aq të ethshme, duke filluar me Tirana-Egnatia, për të vazhduar me Vllaznia-Teuta, ku janë në lojë kreu, por edhe lufta për mbijetesë e skuadrave.
Ndërkaq, të hënën luhet fillimisht ndeshja mes Bylisit dhe Dinamos, ndërsa java mbyllet me duelin direkt të katërshes së parë mes Elbasanit dhe Partizanit.
JAVA 31
11.04.2026
Flamurtari – Vora ora 19:00
12.04.2026
Tirana – Egnatia ora 16:00
Vllaznia – Teuta ora 19:00
13.04.2026
Bylis – Dinamo ora 16:00
Elbasani – Partizani ora 19:00

