Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqipëria, përfituesja më e madhe në Ballkan?!

Pas shpërthimit të luftës në Iran më 28 shkurt, mbi 5,000 fluturime u anuluan në Lindjen e Mesme, duke shkaktuar një nga ndërprerjet më të mëdha të trafikut ajror që nga pandemia e COVID-19.

Kompanitë ajrore ndaluan fluturimet drejt rajonit, ndërsa Irani, Izraeli, Iraku dhe Katari mbyllën hapësirën e tyre ajrore. Rrethanat e reja po ndryshojnë turizmin global, por edhe atë europian.
Në rajonin e Adriatikut dhe Jonit, Shqipëria dhe Kroacia janë në pozicionin më të mirë për të përfituar nga këto ndryshime, Mali i Zi mbetet i paqëndrueshëm, ndërsa Greqia është më e ekspozuara ndaj rënies së besimit dhe rritjes së kostove. Wadim Strielkowski, drejtor dhe profesor në Shkollën e Biznesit në Pragë të Republikës Çeke, i tha REL se se lufta në Lindjen e Mesme nuk çon në kolaps të plotë të udhëtimeve evropiane, por në një rishpërndarje të kërkesës turistike.

“Turistët largohen nga destinacionet që perceptohen si më afër zonave të konfliktit dhe kthehen tek alternativa që duken më të sigurta dhe më të lehta për t’u operuar”, shpjegoi ai.
Profesori Strielkoëski konsideron se Shqipëria mund të jetë përfituesja më e madh në rajon, falë imazhit të një destinacioni të përballueshëm dhe rritjes së shpejtë turistike, por sfida qëndron në përshtatjen e kësaj rritjeje me investimet në infrastrukturë dhe cilësinë e shërbimeve. Profesori Strielkoëski paralajmëroi se qeveritë nuk duhet të shohin krizën në Lindjen e Mesme vetëm si një mundësi marketingu, por edhe të punojnë për diversifikimin e transportit dhe kontrollin e kostove.
Kroacia duhet të forcojë fluksin rrugor dhe hekurudhor nga Evropa Qendrore, Mali i Zi dhe Shqipëria aeroportet dhe lidhjet rajonale, ndërsa Greqia duhet të mbështetet më shumë te destinacionet kontinentale dhe ishujt që i ka më afër. Në të katër vendet, shtoi ai, është e rëndësishme të shmangen taksat e reja gjatë sezonit turistik.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Miratohet me 100 vota pakti i ri mes PS e PD për rregulloren e Kuvendit, voton kundër vetëm Redi Muçi i Lëvizjes Bashkë

TIRANË,21 maj 2026/Albania Express News/Seanca maratonë e së enjtes...

Mbyllet etapa e tretë e Turit të 83-të Çiklistik të Shqipërisë

TIRANË, 21 maj 2026 /Albania Express News/ Etapa e...

“Porta e Alpeve”, Karakaçi: 100 milionë euro investime për turizmin dhe infrastrukturën në Shkodër

TIRANË, 21 maj 2026/Albania Express News/ Projekti “Porta e...

SHBA zhvendos aeroplanmbajtësen Nimitz drejt Karaibeve, Kuba mund të ketë fatin e Venezuelës

SHBA,21 maj 2026/Albania Express News/Me aktakuzën ndaj Raul Castros,...