Rikthehet simboli i egërsisë së rrallë në zemër të natyrës shqiptare ,dokumentohet rrëqebulli i Ballkanit në Shebenik

Një lajm i jashtëzakonshëm për biodiversitetin në Shqipëri vjen nga Parku Kombëtar i Shebenikut, ku është dokumentuar prania e një prej specieve më të rralla dhe më të rrezikuara në Evropë – Rrëqebulli i Ballkanit (Lynx lynx balcanicus).

Falë punës së palodhur dhe përkushtimit të stafit të Administratës së Zonave të Mbrojtura Elbasan (AdZM), përmes përdorimit të kamerave kurth, gjurmimit në terren dhe vëzhgimeve të specializuara, është bërë i mundur fotografimi i kësaj kafshe ikonike, duke konfirmuar praninë e dy individëve në habitatet natyrore të parkut.

Ky zhvillim përbën një arritje të rëndësishme për mbrojtjen e faunës së egër dhe një sinjal shprese për ruajtjen e kësaj specieje tejet të rrallë, e cila prej vitesh konsiderohet në rrezik kritik zhdukjeje.

Rrëqebulli i Ballkanit është një ndër grabitqarët më të mëdhenj në Evropë dhe një hallkë kyçe në zinxhirin ushqimor. Prania e tij në një territor është një tregues i drejtpërdrejtë i një ekosistemi të shëndetshëm, të balancuar dhe funksional.

Dokumentimi i tij në Shebenik jo vetëm që rrit vlerat natyrore të këtij parku, por njëkohësisht thekson rëndësinë e mbrojtjes së habitateve dhe vazhdimësisë së përpjekjeve për ruajtjen e biodiversitetit në Shqipëri.

Ky është një moment që dëshmon se natyra, kur mbrohet dhe respektohet, di të rikthejë mrekullitë e saj më të rralla. 

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Spanja mposht Belgjikën mes vuajtjesh dhe kalon në gjysmëfinale, e pret ndeshje ëndrrash kundër “yjeve” të Francës

BOTËRORI 2026 ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Spanja është kualifikuar...

Protestuesit para Kryeministrisë për 41 ditë, thirrje për largimin e klasës së vjetër politike dhe qeveri teknike

TIRANË ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Prej 41 ditësh, në...

Media italiane “Wom Travel” vlerëson Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më autentike të Evropës

Shqipëria është renditur mes 10 destinacioneve më autentike dhe...