Gjeneral Brigade Edmond Voci dekretohet Komandant i Forcës Ajrore

Gjeneral Brigade Edmond Abaz Voci është dekretuar këtë të hënë nga Presidenti Bajram Begaj në detyrën e Komandantit të Forcës Ajrore, duke zëvendësuar në këtë detyrë Gjeneral Major Ferdinant Vasil Dimo.

Në një njoftim për mediet, Presidenca bën të ditur se: “Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, me dekret nr. 164, datë 30.3.2026, dekretoi sot lirimin e Gjeneral Major Ferdinant Vasil Dimo nga detyra e Komandantit të Forcës Ajrore.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, me dekret nr. 165, datë 30.3.2026, dekretoi sot emërimin e Gjeneral Brigade Edmond Abaz Voci në detyrën e Komandantit të Forcës Ajrore”, thuhet në njoftim.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Natë dramatike në Oreokastro të Selanikut, zjarri përpin fabrika dhe kërcënon zonat e banuara

SELANIK,5 korrik 2026/Albania Express News/-Një natë dramatike në luftë...

Protestuesja nga Kanadaja: Berisha kumbari im, unë emigrova, ai notonte me paratë e Shqipërisë

TIRANË, 5 korrik 2026/Albania Express News/- Në ditën e 35-të...