Zgjedhjet në PD Elbasan mbyllen me pjesëmarrje të lartë ,Alis Narazani merr drejtimin e degës

Ka përfunduar procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të degës së Partisë Demokratike në Elbasan, një garë që u karakterizua nga interes i lartë dhe konkurrencë e fortë mes pesë kandidatëve. Që në orët e para të mëngjesit, kur nisi votimi në orën 08:00 pranë selisë së PD-së, u vu re një pjesëmarrje e konsiderueshme e anëtarësisë, duke reflektuar pritshmëritë e mëdha për një drejtim të ri politik në qytet.

Në përfundim të numërimit të votave, Alis Narazani është shpallur fitues me 477 vota, duke marrë kështu drejtimin e degës së Partisë Demokratike në Elbasan. Një figurë e re në politikë dhe ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e vitit 2025, Narazani arriti të sigurojë mbështetjen më të madhe me një platformë të fokusuar në rikthimin e besimit të qytetarëve dhe ringritjen e vlerave të së djathtës.

Pas tij renditet Sokol Shkëlzeni me 319 vota, aktualisht sekretar politik i PD-së në Elbasan, i cili zhvilloi një garë të fortë duke u mbështetur në eksperiencën e tij të gjatë në strukturat e partisë. Ndërsa Durim Çekrezi, kryetari i komanduar i degës, mori 249 vota, duke synuar vijimësinë dhe konsolidimin e strukturave ekzistuese.

Në këtë garë morën pjesë gjithashtu edhe Elior Vila, pedagog, i cili siguroi 88 vota, me një platformë për hapje dhe transparencë më të madhe të partisë, si dhe Lumturi Hasa, mjeke dhe ish-kandidate për deputete, e vetmja grua në këtë garë, që mori 66 vota, duke theksuar përfshirjen e të rinjve dhe grave në politikë.

Ky proces zgjedhor shihet si një moment i rëndësishëm për Partinë Demokratike në Elbasan, në një kohë kur forca politike përballet me sfida të reja dhe nevojën për riorganizim të brendshëm. Fitorja e Narazanit pritet të sjellë një frymë të re dhe të ndikojë drejtpërdrejt në strategjinë dhe mobilizimin e strukturave të PD-së në nivel lokal, në prag të zhvillimeve të ardhshme politike në vend.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shqipëria publikon formacionin ndaj Finlandës, kuqezinjtë synojnë fitoren në sfidën vendimtare të Ligës së Kombeve

Berisha rikthehet mes shtyllave, ndërsa Qazim Laçi është sërish...

Tifozët besojnë te kuqezinjtë, 65% votojnë për fitoren e Shqipërisë ndaj Finlandës në sondazhin e UEFA-s

TIRANË , 12 nëntor 2026/Albania Express News/-Pak orë para...

Pas 32 vitesh dhe betejash të panumërta, sporti shqiptar fiton një betejë historike, ndryshon ligji i sponsorizimeve

Nga Endi Tufa TIRANË , 12 nëntor 2026/Albania Express News/-Këshilli...